Çdo grua, pa marrë parasysh madhësinë e trupit apo formën e saj, duket e mahnitshme me bikini dhe influencueset Ashley Torres dhe Kristina Zias e dëshmojnë këtë.
Gjatë fundjavës, Zias dhe Torres, ndanë në faqet e tyre të instagramit një klip të shkurtër ku ekspozojnë rrobat e plazhit.
“E dini se çfarë do të shkatërrojë ditën tuaj të plazhit? Krahasimi i vetes me të tjerët”, shkroi Zias në mbishkrimin e videos. “Ashley ka një kostum me masë XS dhe unë kam një XL. Kam qenë e pasigurt në plazh duke krahasuar veten me mikeshat që ishin më të holla se unë, por kam kuptuar se çdo trup është ndërtuar ndryshe dhe kjo është në rregull! Unë shpresoj t’ju kujtohet se besimi është gjithmonë aksesi më i mirë dhe se madhësia nuk është gjë tjetër veçse një numër!!”
Torres tregon për se dyshja bashkëpunoi në këtë postim për të hedhur poshtë idenë se vetëm disa gra me një lloj të caktuar trupit mund të duken mirë në plazh.
“Ne e kuptojmë se ndjekësit tanë nuk mund të jenë domosdoshmërisht masa jonë dhe menduam se do të ishte mirë të shfaqnim së bashku stilet, kështu që të gjithë të mund të shohin se si duken në forma të ndryshme të trupit”, thotë Torres. “Qëllimi i vërtetë ishte të tregojmë se bikinit vijnë në të gjitha format dhe madhësitë. Dhe në fund të ditës, besimi është aksesi ynë më i mirë”.
Zias shton se gjithashtu shpreson se videoja do t’i inkurajojë gratë e tjera që të ndjehen të sigurta në trupat e tyre në plazh. “E di që shumë gra të mbushura janë të pasigurta me rroba banje, sidomos rreth mikeshave që janë më të holla se ato, unë isha njëra prej këtyre grave”.
https://www.instagram.com/p/By_AJPuAbBg/
Lexo edhe: Cilat janë format standarte të trupit, a ndryshojnë ato dhe çfarë mund të bëjmë për t’i ndryshuar?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu