Kur një prind nuk e vaksinon fëmijën e tij, ai padyshim e vë në rrezik, por një postim viral nga një nënë tregon si mosvaksinimi i të voglit tuaj mund t’i vendosë fëmijët në rrezik për kancerin. Jessica Phillips Lorenz shpjegoi se vajza e saj kishte kancer dhe për shkak të kimioterapisë dhe imunoterapisë sistemi i saj imunitar ishte dobësuar, ajo nuk ka qenë në gjendje të bëjë vaksinat, pavarësisht se ka kaluar një vit nga trajtimi.
“Ajo është e pambrojtur dhe tashmë ka kaluar kaq shumë,” shkruan.
“Unë do të doja të kisha ende privilegjin e zgjedhjes për ta vaksinuar, por nuk na është lejuar zgjedhja. Ekziston aktualisht një shpërthim i fruthit ku jetojmë dhe unë kam frikë edhe një herë për shëndetin e vajzës sime “.
Jessica, e cila jeton në Bruklin, shpjegon se njerëzit që kanë kaluar ose po kalojnë kancerin janë më të prekshëm nga infeksioni i rëndë sepse sistemi i tyre imunitar është i kompromentuar. Kjo është veçanërisht e vërtetë për fëmijët, duke lënë vajzën e Jessicës në rrezik të lartë të sëmundjes ose infeksionit.
Jessica pranon se para kancerit të vajzës së saj, kurrë nuk e konsideronte vaksinimin “pjesë të përgjegjësisë së saj shoqërore”. Tani, kjo ka ndryshuar, pasi ajo e gjen veten në ankth të vazhdueshëm jo vetëm duke e mbajtur vajzën e saj të sigurt por duke i mbajtur të gjithë fëmijët të sigurt.
“Kur ke kenjë fëmijë që kalon fazën e katërt të kancerit ju me të vërtetë nuk dëshironi që ai të vuajë për shkak të një tjetër sëmundjeje të rrezikshme, veçanërisht ato që mund të parandalohen me ndihmën dhe mbështetjen e komunitetit tuaj”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu