A është sheqeri çelësi për trajtimin e problemeve të mushkërive?

0 0

Një studim i ri i kryer tek minjtë thotë se glukoza në mushkëri mund të ndikojë në reagimin imunitar. Autorët e studimit besojnë se ne mund të jemi në gjendje të përdorim këtë informacion për të zhvilluar terapitë më të mira për sëmundjet e frymëmarrjes.

Miliona njerëz në të gjithë botën përjetojnë probleme kronike të frymëmarrjes.

Ky studim i fundit i bërë tek minjtë nga Universiteti i Mançesterit në Mbretërinë e Bashkuar, ka gjetur një lidhje intriguese mes prezencës së glukozës në mjedisin e mushkërive dhe sjelljes së “makrofagjeve”, (qeliza të imunizuara të specializuara për të nxitur inflamacionin).

Gjetjet e studimit tregojnë se, nga njëra anë, duke bllokuar receptorët e sheqerit në mushkëri mund të reduktohet inflamacioni gjatë problemeve kronike të frymëmarrjes dhe nga ana tjetër, rritja e niveleve të glukozës në mjedisin e mushkërive mund të lehtësojë reagimin imunitar tek njerëzit me infeksione në rrugët respiratore.

Sëmundjet e frymëmarrjes shkaktojnë vuajtje të tmerrshme si në vendet në zhvillim ashtu edhe në ato të zhvilluara..

Idea se nivelet e glukozës në mushkëri mundet që një ditë të jenë një faktor në trajtimin e këtyre problemeve respiratore është jashtëzakonisht emocionuese, sipas studiuesve.

Një zbulim intrigues

Duke punuar me minjtë, hulumtuesit u përqendruan në rolin që luajnë qelizat imunologjike (makrofagjet) në problemet e frymëmarrjes dhe çfarë mund të ndikojë në reagimin e tyre.

Makrofagët janë qeliza të bardha të gjakut dhe roli i tyre kryesor është identifikimi dhe shkatërrimi i trupave të jashtëm potencialisht të dëmshëm, si bakteret, si dhe detritet qelizore që mund të bëhen të dëmshëm nëse grumbullohen.

Në studimin e tanishëm, shkencëtarët gjetën një lidhje interesante mes aktivitetit të makrofagëve në mushkëri dhe prezencës së glukozës.

Për habinë e tyre, studiuesit zbuluan se makrofagët që nuk ishin në gjendje të merrnin glukozën nuk iu përgjigjen interleukin 4 siç pritej.

Gjatë inflamacionit të tipit të parë në infeksionin e astmës dhe parazitit, duket se glukoza kontrollonte aktivizimin e makrofagut në mushkëri.

Aftësia e qelizave për të marrë ose përdorur glukozën është një fushë tjetër që mund të shfrytëzohet për të rregulluar mirë ekuilibrin në mushkëri.

Në të ardhmen, studiuesit pranojnë,se do të duhet të konfirmojnë nëse e njëjta gjë ndodh edhe tek njerëzit njëlloj si tek minjtë.

A mund të funksionojë terapia e sheqerit?

Glukoza mund të jetë një mënyrë për të rregulluar inflamacion në rrugët e frymëmarrjes.Në kushtet kur inflamacioni mund të dëmtojë, si në rastin e astmës, bllokimi i aftësisë së qelizave imune për të marrë glukozë mund të përdoret për të zvogëluar inflamacionin e dëmshëm.

Studiuesit pohojnë se terapia afatshkurtër e përthithjes së glukozës mundet, në të ardhmen, të bëhet një qasje e dobishme në trajtimin e problemeve të frymëmarrjes.

Lexo edhe: A e ben sheqeri femijen hiperaktiv?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X