Nuk bëhet fjalë vetëm për ato kg e tepërta që fëmija merr, por edhe për shëndetin e mëlçisë së tij. Sheqeri për mëlçinë e fëmijës është po aq negative sa alkooli për mëlçinë e të rriturve. E kini gjithmonë parasysh këtë!
Sheqeri i tepërt dëmton fëmijën
Nëse do të tejkaloni sasinë ai do të kthehet në një helm për mëlçinë e fëmijës tuaj. Sasia e tepërt e mbingarkon punën e këtij organi. Këtë e pohojnë studiuesit e repartit “malattie epato-meatboliche” në spitalin pediatrik “Bambino Gesu” në Romë.
Përse dëmtohet mëlçia e fëmijës?
Fruktoza transformohet kryesisht në mëlci dhe ky proçes prodhon energji për trupin, por derivate si acidi urik. Nëse sasia e fruktozës që futet në organizëm tejkalohet, e njëjta gjë do të ndodhë edhe me acidin urik që do të prodhohet. Në momentin që organizmi nuk do të largojë dot përqëndrimin e madh të sheqerit në organizëm do të aktivizohen mekanizma të rrezikshëm për shëndetin, duke bërë që edhe struktura dhe funksionimi i qelizave të prishet. Në këtë mënyrë aktivizohet rezistenca ndaj insulinës dhe për pasojë edhe proçesi inflamator i qelizave të mëlçisë.
Jo vetëm kaq
Fëmija mund të shfaqë edhe probleme me obezitetin, diabetin tip II, problemet me kujtesën, si edhe sëmundje kardiovaskolare. Pra evitoni ushqimet dhe pijet me përmbajtje fruktoze. Fëmija duhet të konsumojë më tepër bukë, makarona, oriz, fruta, qumësht, sheqeri i të cilave është tepër i absorbueshëm duke qënë se është në formën e karbohidrateve komplekse tek drithërat, laktozës në qumësht si edhe fruktozës në frutat. Mos shtoni sheqer në frutat apo kosin, qumështin e fëmijës.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu