Zakonisht dyshimi për një anemi të mundshme tek fëmija fillon në momentin që ai paraqitet i zbehtë në lëkurë. Gjithashtu shenja të tjera mund të jenë: rrahjet e shpejta të zemrës, mungesa e oreksit, gjuhë e skuqur dhe e acaruar etj.
Cilat janë arsyet që shkaktojnë aneminë tek fëmija?
Mungesa e hekurit është një nga shkaqet më kryesore, i cili është shumë i rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës (qeliza e kuqe e gjakut që mbart oksigjen). Zakonisht anemia shfaqet kur rritja e fëmijës është e menjëhershme dhe nuk arrin të sigurohet sasia e nevojshme e hekurit. Anemia mund të shfaqet edhe nga përthithja jo e mirë e hekurit.
Si duhet të trajtohet anemia te femijet?
Fëmija duhet të marrë suplementa hekuri si edhe ushqime të pasura me hekur (pasi ka filluar ushqimet e ngurta). Suplementët e hekurit që zakonisht merren nëpërmjet pikave janë të rëndësishëm sepse në disa raste ushqimi nuk e plotëson nevojën e fëmijës. Hekuri përthithet më mirë nëse stomaku është bosh, por duke qënë se mund të shkaktojë probleme në stomak mjeku mund t’jua rekomandojë t’ja jepni fëmijës me ushqime apo qumësht (formule/gjiri). Zakonisht situata normalizohet pas disa muajve, megjithatë fëmijës mund t’i vazhdohet një dietë e pasur me hekur edhe për një periudhë 6-12 mujore.
Si duhet të merret vitamina?
Nëse doza është e papërshtatshme fëmija mund të ketë shqetësime shëndetësore (helmim), prandaj nuk duhet t’i jepni fëmijës hekur pa mendimin e mjekut. Zakonisht mjekët e këshillojnë dhënien e hekurit duke filluar nga muaji i 4 nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri.
Lexoni edhe: Mungesa e hekurit, ja cfare duhet te konsumoje nje femije
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu