Fëmija juaj ka një pamje të zbehtë? Atëherë duhet të shikoni nëse ai ka edhe këto shenja për të kuptuar nëse është apo jo anemik.
- Është i dobët, pra nuk ka fuqi;
- Ka marrje mendsh;
- Lëkura është e zbehtë;
- Ka vështirësi në frymëmarrje;
- Gjuha e tij është e irrituar;
- Duart dhe këmbët janë të ftohta;
- Është tepër i lodhur.
Në këtë rast duhet të shkoni tek mjeku për të vërtetuar praninë e anemisë.
Përse një fëmijë mund të jetë anemik?
Kjo mund të ndodhë për arsye të ndryshme dhe konkretisht:
- Nga prania e anemisë gjatë shtatzanisë tek nëna;
- Nëna ka vuajtur nga diabeti gestacional i pa trajtuar;
- Fëmija ka pasur peshë të vogël në lindje;
- Lindja ka ndodhur para datës së caktuar nga mjeku.
Cilat janë pasojat që sjell anemia tek fëmijët?
Mungesa e hekurit mund të shkaktojë ulje afatgjatë të funksionit së trurit tek fëmija, ulje të funksioneve motorrike, si edhe në sjellje.
Si të parandalojmë aneminë tek fëmijët?
Gjidhënia është një nga mënyrat që do të ndikojë pozitivisht në uljen e rrezikut tek fëmijët nën 6 muajsh. Në muajin e 6 të jetës këta fëmijë që ushqehen me gji duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur, ndërsa ata me qumësht formule do të marrin edhe më tepër hekur duke qënë se formula e përbman të shtuar në nivelet që duhet.
Ushqimet që fëmija duhet të konsumojë janë:
- Kajsitë;
- Fasulet dhe thjerrëzat;
- Pulën, gjelin e detit apo edhe mish tjetër;
- Vezë;
- Tërshërë;
- Lëng kumbulle;
- Spinaq dhe perime të tjera me gjethe jeshile.
Evitoni qumështin e lopës deri në vitin e parë të jetës.
Lexoni edhe: Lidhje e kordonit ombelikal me anemine tek femija
[poll id=”11″]









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu