Sipas disa studiuesve, pas lindjes mjekët duhet të presin disa çaste para se të këputin lidhjen e bebes me nënën, kordonin ombelikal. Të priturit pak minuta para prerjes së tij do të ketë efekte pozitive në parandalimin e shfaqjes së anemisë tek fëmija gjatë vitit të parë të jetës.
Studimi i kryer
Studimi u krye nga universiteti Uppsala dhe u publikua në “Jama Pediatrics”. Ky studim u krye në 540 të porsalindur në Nepal, një vend ku anemia është tepër e përhapur. Tek disa fëmijë prerja u krye pas 1 minute nga lindja dhe tek disa të tjerë pas 3 minutash. Ata u mbajtën nën vëzhgim për një kohë të gjatë, dhë ndërkohë u vu re se tek fëmijët të cilëve kordoni ju pre 3 minuta pas lindjes, ecuria shëndetësore ishte më e mirë.
Gjaku i plaçentës kundër anemisë
Anemia do të ishte në shkallë më të ulët tek fëmijët të cilëve kordoni ju pre me vonesë, kjo pasi pulsimet e gjakut plaçentar pas lindjes do të rrisin depozitat e hekurit, të cilat kanë një kohëzgjatje të konsiderueshme.
Bebi dhe anemia
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mungesa e hekurit do të ketë pasoja serioze në zhvillimin konjuktiv (njohës), motorik dhe në atë të sjelljes. Zakonisht në raste të tilla fëmijët duhet të marrë vitaminat plotësuese.
Lexoni edhe: Mungesa e hekurit tek bebet

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu