8 mënyra se si ndryshojnë periodat tuaja kur të keni arritur 40 vjeç

Që nga dita e parë që keni pasur periodën tuaj, ju keni qenë në gjendje t’i përjetoni ato muaj pas muaji (përveç gjatë shtatzënisë) për afro katër dekada.




0 1

Quajeni si të doni- një mallkim, një barrë, një bekim për gjininë tuaj, por me siguri do t’i keni periodat deri në moshën 52 vjeç, që është mosha mesatare kur gratë mund të arrijnë në menopauzë.

Por kjo nuk do të thotë që gjatë kësaj kohe nuk do të përjetoni ndryshime në ciklin menstrual.

Çfarë do të ndodhë pasi të keni mbushur 40 vjeç?

  1. Periodat tuaja mund të bëhen më të rralla.Para se të arrini në menopauzë, trupi juaj kalon në perimenopauzë, një kohë tranzicioni midis periodave normale dhe menopauzës së plotë (të përcaktuar si 12 muaj të plotë pa një periudë), e cila mund të zgjasë një deri në pesë vjet. Perimenopauza është një periudhë që karakterizohet nga menstruacione të çrregullta.Ndërsa hormonet tuaja fillojnë të luhaten, mund të keni më pak perioda se zakonisht.
  2. Ju mund të anashkaloni periodat. Mos u frikësoni dhe as mos festoni nëse perioda juaj mund të mos ju vijë fare për një muaj. Një period e anashkaluar është shenja e parë e përkeqësimit të cilësisë së vezëve. Disa muaj, vezët            thjesht nuk arrijnë deri në pikën ku ato lëshohen, dhe kështu një periodë humbet. Mos harroni: Ju nuk jeni në menopauzë derisa të kaloni një vit të plotë pa një periodë, kështu që nëse nuk              ju erdhën një muaj nuk do të thotë që duhet të hidhni të gjitha tamponët dhe pecetat.
  1. Periodat tuaja mund të jenë më të shpeshta. Për shkak se nuk ka asgjë “normale” kur bëhet fjalë për ciklin tuaj menstrual, disa gra mund të përjetojnë më shumë perioda pas moshës 40-vjeçare. Në disa raste, rritjet e estrogjenit dhe                    progesteronit gjatë ciklit menstrual bëhen për një kohë më të shkurtër dhe kjo bën që të keni më shpesh perioda.
  1. Rrjedhjet mund të jenë më të mëdha.Ndërsa vezoret tuaja fillojnë të ngadalësojnë punën e tyre për shkak të premenopauzës, periodat do të jenë pak të çrregullta në sasi. Disa muaj veza mund të lëshohet në kohë dhe gjithçka shkon në rregull, ndërsa disa muaj mund të vonojë ose mund të mos vijë fare. Për këtë shkak kur vjen perioda pas disa kohësh, sasia do të jetë shumë më e madhe.
  2. Humori juaj gjatë perimenopauzës mund të jetë edhe më keq.Të gjitha ato ulje dhe ngritje hormonale që fillojnë në moshën 40-vjeçare mund të bëjnë ndryshime të theksuara në gjendjen tuaj shpirtërore dhe me emocionet tuaja. Kështu që mos u habisni edhe nëse do të keni shumë luhatje në gjendjen tuaj shpirtërore. Nëse e shihni veten se jeni nën depression drejtohuni mjekut.
  3. Dhimbjet tuaja mund të bëhen edhe më të mëdha. Edhe pse periodat tuaja mund të vijnë më rrallë ose mund të jenë më të lehta se më parë, ju do të përjetoni akoma dhimbjen e barkut që do të jetë edhe më keq se normalisht. Dhimbjet mund           të përkeqësohen në fillimin e perimenopauzës për shkak të ngërçeve që krijohen nga estrogjeni dhe progresteroni.
  1. Ju mund të filloni krejt papritur të keni momentet tuaja të shpërthimit. Pasi të kaloni vjeç përgatituni “të kaloni sërish pubertetin”. Mund të keni afshe të nxehta por edhe djersitje gjatë natës dhe këto simptoma kanë tendencën të luhaten gjithë kohës.
  2. Jeni më pak pjellore por mund të ngeleni shtatzënë sërish.Shanset tuaja për të mbetur shtatzënë ulen ndërsa kaloni të 40-tat. Por ju mund të mbeteni shtatzënë absolutisht në këtë dekadë. Ekziston një ovulacion (lëshimi i vezëve) 14 ditë para çdo periode për sa kohë që keni të tilla. Sidoqoftë, vezët në këtë kohë të jetës priren të jenë të një cilësie të dobët me shumë gabime gjenetike dhe shkalla e abortit është shumë e lartë.

Lexo edhe: Ngjyra e periodave, ja çfarë nënkupton për ju






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X