7 shenjat që tregojnë se keni përjetuar një traumë

Rreth 1.7 milion raste të dëmtimit të trurit ndodhin në ShBA çdo vit.




0 0

Përafërsisht 5.3 milion njerëz jetojnë me aftësi të kufizuara të shkaktuara nga kjo traumë. Në Shqipëri nuk ka bërë askush një studim të tillë, dhe ndonëse nuk ka ndonjë këshillë që mund t’ju mbrojë 100 për qind nga traumat, ka disa shenja që duhet t’i dalloni.

Bright Side ka treguar disa nga njohuritë që mund t’ju ndihmojnë të shmangni problemet serioze pas një tronditje dhe të merrni të gjitha masat e nevojshme për ta trajtuar traumën.

Shenjat që mund të tregojnë se keni përjetuar tronditje:

  1. Dhimbje koke ose një ndjenjë presioni në kokë

Një dhimbje koke është një nga simptomat më të zakonshme të një dëmtimi të trurit. Mbi 30% e njerëzve ankohen për dhimbje koke për një kohë të gjatë. Dhimbja herë vjen dhe herë shkon edhe pasi ka kaluar një vit.

Kjo ndodh për shkak të grumbullimeve të vogla të gjakut ose lëngut në kafkë. Ju mund të përjetoni dhimbje koke edhe nga migrena ose tensioni.

  1. Humbja e kujtesës

Amnezia pas traumatike është një gjendje konfuze që shfaqet menjëherë pas një dëmtimi të trurit. Një person është i çorientuar dhe i paaftë të mbajë mend ngjarjet që ndodhin pas dëmtimit. Mund të ndjeheni të zemëruar, impulsivë ose tepër të emocionuar dhe kjo është krejt normale.

Pacientët shpesh nuk janë të vetëdijshëm për rrethanat dhe mund të bëjnë pyetje në mënyrë të përsëritur ose kanë një tendencë të pyesin se çfarë ndodhi. Në disa raste, njerëzit mund të bëhen shumë të qetë, të dashur dhe miqësorë.

  1. Të përziera menjëherë pas një aksidenti

Ju mund të keni marrje mendsh ose të jeni të çorientuar pas një aksidenti. Të përzierat mund të përkeqësohen në mënyrë progresive dhe të bëhen te bezdisshme. Me një dëmtim të kokës, është normale të kesh këtë simptomë. Shpesh largohet pas disa javësh, por mund të zgjasë më shumë nëse dëmtimi është i rëndë.

  1. Të vjella të përsëritura

Të vjellat konsiderohet si një nga shenjat e një tronditje të trurit, por nuk do të thotë se është 100% kështu.

  1. Të folurit e ngathët ose të ngadaltë

Një nga simptomat më të zakonshme është një gjendje që shkakton të folur të ngadaltë ose të ngathët. Ndodh sepse zonat e trurit që kontrollojnë muskujt për të folur janë të dëmtuara.

Pacientët mund ta dinë saktësisht se çfarë duan të thonë, por është thjesht e vështirë për ta artikuluar atë.

  1. Marrje mendsh

Pas një dëmtimi në tru, ju mund të ndjeni marrje mendsh dhe ndryshime në shikimin tuaj, si shikimi i gjërave dyfish, shikim i paqartë etj.

Ju gjithashtu mund të pësoni ndryshime në ekuilibër, kështu që ecja juaj mund të mos jetë shumë e drejtë. Pas një tronditje, lëvizjet e papritura si zgjimi shumë shpejt mund të çojnë në marrje mendsh të forta. Është më mirë të bëni lëvizje të ngadalta dhe të përpiqeni të gjeni ekuilibrin tuaj.

  1. Zhurmë në veshë ose gumëzhitje

Të qenit i ndjeshëm ndaj tingujve është normale pas një tronditje të trurit. Disa njerëz nuk mund të shkojnë në vende të zhurmshme si tregje dhe restorante. Mund të duket sikur kanë një zile në vesh, një gumëzhimë ose një zhurmë të vazhdueshme.

Kjo simptomë mund te vije here pas here, ose të jetë konstante. Ndodh për shkak të dëmtimit të veshit të brendshëm dhe nervave të dëgjimit.

Lexo edhe: 4 teknika se si mund të bëni vetë masazhe që mund t’ju çlirojnë nga dhimbja e qafës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X