Yndrya e lartë, dëmtimet e mëdha në shëndet

0 0

Ushqimi me sasi të tepërt yndyre mund të jetë “stres” për zemrën dhe arteriet. Kjo doli nga një studim i kryer nga shkencëtarët nga Kolegji Mjekësor i Gjeorgjisë në Augusta, që ka ndjekur dhjetë njerëz me aktivitet të rregullt fizik dhe kolesterol e trigliceride të gjakut krejtësisht normale.

Si ndryshon gjaku

Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe me nga pesë anëtarë secili. Në të parin, vullnetarët kanë konsumuar ushqim me përmbajtje shumë të lartë yndyre. Ndërsa në grupin e dytë pjesëmarrësit konsumuan të njëjtën sasi kalorish, por më pak yndyrna, të cilat u zëvendësuan me karbohidrate dhe proteina.

Katër orë pas ushqimit ata bënë të gjitha analizat e gjakut, duke analizuar në veçanti karakteristikat e qelizave të kuqe të gjakut. Tek personat që kishin konsumuar më shumë yndyra u vu re se qelizat e kuqe të gjakut ishin më pak të afta për të udhëtuar në enët e vogla të gjakut. Gjithashtu, përqëndrimi i tepërt i yndyrës kishte shkaktuar rritje të mieloperoksidazës, një enzimë e cila ndikon në elasticitetin e arterieve dhe oksidimin e kolesterolit HDL, në dobi të kolesterolit “të keq”.

Në origjinën e problemeve koronare

Përfundimet e studimit thonë se ka një lidhje me mekanizmat e mundshme themelore të fillimit të probleme “të papritura” të zemrës dhe arterieve, të tilla si angina apo një sulm në zemër, dhe konsumit të yndyrës.

A e dini se?

Sjellje të tjera që vënë në rrezik zemrën janë stresi i tepruar, sulmet e zemërimit dhe përpjekjet fizike të ekzagjeruara.

Lexo edhe: Avokado, sa shume duhet te konsumojme dhe si ndikon ne shendetin tone?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X