Perberesit
– 200 gr merluc
– 50 gr makarona te vogla tip ylli
– 1/4 thelpi hudher
– 2 domate te vogla (tip pomodorini)
– Pak borzilok
– Pak majdanoz
– Vaj ulliri
– Kripe
Pergatitja
Pastroni mire peshkun dhe me pas priteni ne copa te vogla. Shtypeni hudhren dhe hidheni ne nje tigan me pak vaj ulliri, me pas shtoni domatet e prera ne mes, borzilokun dhe majdanozin. I skuqni pak dhe me pas shtoni peshkun. I hidhni rreth 500 ml uje, kripen dhe i vendosni te zjejne per rreth 15′. Hiqni nga masa peshkun dhe kulloni lengun ne nje tenxhere. I shtoni lengut peshkun e hequr pak me pare dhe e vendosni te zjeje perseri. Kur e gjitha te kete zjere mire shtoni makaronat. Pasi e keni hedhur ne pjate i rregulloni me pak vaj ulliri. Ushqimi eshte gati!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu