Willow Rose, historia e vogëlushes së ngirë

0 0

Lindja e një fëmije duhet të jetë një eksperiencë e mrekullueshme, por për prindërit e vogëlushes Willow Rose nuk ishte aspak kështu. Ajo do të ishte eksperienca më e vështirë e gjithë jetës së tyre.

Historia e një vajze të ngrirë

Bex Forrest e lindi vajzën në datën 20 prill të vitit 2015 pas një shtatzanie shumë të qetë në jug të Anglisë, por me anën e një operacioni urgjent. Mjekët vunë re pas kontrollit të fundit se rrahjet e zemrës ishin gjithnjë e më të ulëta, dhe në momentin e lindjes fëmija nuk kishte asnjë rrahje zemre. Ky organ kishte ndaluar së funksionuari dhe qëndroi në këtë mënyrë për 8 minuta. Me shumë përpjekje ajo u stabilizua pas 11 minutash  nga lindja duke e shpëtuar jetën e vogëlushes.

Por çfarë do të ndodhte më pas?

Dilema ishte nëse kjo gjë do të kishte shkaktuar dëmtime në trurin e vajzës? Një orë pas lindjes mjekët përdorën tek ajo terapinë e ftohjes, në mënyrë që të ulnin rrezikun e dëmtimit të trurit si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Ata e çuan temperaturën e vogëlushes nga 37 në 33.5 gradë për 72 orë, dhe më pas për 2 javë në terapi intensive. Pas 1 viti nga ngjarja tragjike, prindërit Bex dhe Martin Forrest preferuan ta ndanin historinë e tyre me të gjithë nëpërmjet medias. Qëllimi i tyre ishte të themelonin një shoqatë që siguronte të ardhurat për t’u kujdesur për fëmijët e sëmurë apo të lindur para kohe që ishin shtruar në spitalin “St. Michael” në Bristol, spitali që i ktheu jetën vajzës së tyre. Përsa i përket vajzës Willow Rose nuk mund të flasim me siguri nëse do të ketë dëmtime afatgjata në trurin e saj, kjo do të vërtetohet në momentin që ajo do të frekuentojë shkollën.

“Ajo është perfekte, është një vajzë e mrekullueshme”, shpreh nëna e vogëlushes.

Lexo edhe: Luftetarja e vogel, femija qe lindi me peshen me te vogel ne bote!

[poll id=”11″]






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X