Vuajtja fetale gjate shtatezanise

0 0

Vuajtja fetale është një kusht që mund të shfaqet si gjatë shtatëzanisë ashtu edhe gjatë proçesit të lindjes, edhe pse ndodh në një numër të vogël të shtatëzanive.

Shkaqet e vuajtjes fetale

Faktorët mund të jenë të ndryshëm, dhe si më të rëndësishmit mund të përmendim ndonjë patologji të nënës, shkëputjen e plaçentës, infeksionet fetale, problemet me kordonin ombelikal, shtypjen e enëve të gjakut, gjë e cila bën një furnizim jo të mirë të fëmijës me gjak etj.

Gjendja e fetusit

Në këtë rast furnizimi me oksigjen do të ulet dhe për pasojë rrahjet e zemrës do të bëjnë të njëjtën gjë, situatë e cila është tepër e rrezikshme, e cila nxitet të përfundojë sa më shpejt kryesisht me anën e operacionit çezarian.

Cilat janë simptomat e vuajtjes fetale?

Fetusi në këtë rast do të ketë rrahje të ulëta zemre, lëvizje më të rralla, do të ngjyroset lëngu amniotik me mekonium.

Subjektet më të rrezikuara janë:

Gratë të cilat kanë sasi të pakta të lëngut amniotik, ato që vuajnë nga pre-eklampsia, diabeti gestacional, lindja prematurë si edhe shtatëzania multiple.

Cilat janë veprimet qe duhet të bëjë gruaja?

Përveç vizitës tek mjeku ajo duhet të qëndrojë shtrirë në krahun e majtë në mënyrë që të favorizohet furnizimi  me gjak i bebit.

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X