Lupusi shfaqet kur sistemi imunitar nuk funksionon normalisht. Ky aktivitet anormal i sistemit imun shkakton dëmtime të indeve. Simptomat e kësaj sëmundje autoimune mund të dallohen te pacientët, nga simptomat e buta me ndryshime të shpeshta të lëkurës deri te gjendje më të rrezikshme, të cilat ndikojnë në funksionin e zemrës, veshkave ose sistemit nervor.
Lajmi i mirë është se të kesh lupus nuk pengon shanset për të ngelur shtatzanë.
Por, para se të filloni të provoni, mos harroni se pritja e një fëmije është e lodhshme dhe emocionuese. Duhet të jeni sa më të përshtatshme dhe të shëndetshme për këtë fazë. Pra, është mirë të përpiqeni të shmangni konceptimin nësë lupusi juaj është aktiv. Përndryshe, ju rrezikoni të përballeni me lodhje, dhimbje dhe skuqje të lëkurës, si dhe shtatzaninë.
Duhet të flisni me mjekun që ai të mund t’ju referojë tek një specialist në mënyrë që shtatzënia juaj të jetë e planifikuar dhe e menaxhuar me mbështetje shtesë.
Nëse merrni pjesë rregullisht në vizita reumatologjike, kërkojini reumatologut tuaj nëse mund t’ju japë këshilla para konceptimit.
Nëse keni formën më të zakonshme të lupusit, të quajtur Systematic LE (SLE), mënyra si ndiheni kur konceptoni do të ndikojë në atë sesi ndiheni gjatë shtatzënisë. Kjo është arsyeja pse mjeku i përgjithshëm ose specialistja juaj mund t’ju këshillojë që të mos provoni për një fëmijë derisa të mos keni dhi mbje pwr gjashtë muaj.
Natyrisht, ju do të dëshironi të keni lupusin nën kontroll duke përdorur ilaçe që do të jenë të sigurta nëse duhet të mbeteni shtatzënë.
Ilaçet që zakonisht përdoren për të trajtuar lupusin përfshijnë:
- Paracetamol;
- Një steroid i quajtur prednisolon;
- Një ilaç që shtyp reaksionet nga sistemi imunitar i quajtur azatioprin imunosupresues.
- Një ilaç anti-malariale i quajtur hydroxychloroquine. Ky ilaç ndihmon në reduktimin e inflamacionit.
Nëse jeni duke marrë dy barnat e fundit, është e domosdoshme që të merrni këshilla nga mjeku juaj i përgjithshëm ose specialisti para se të konceptoni. Kjo do të sigurojë që ju jeni duke marrë kombinimin më të sigurt të barnave për të kontrolluar lupusin tuaj.
Nëse jeni në rrezik të etheve, presionit të lartë të gjakut ose dështimit të veshkave, duhet të flisni me mjekun. Disa nga trajtimet për këto sëmundje mund të shkaktojnë komplikime gjatë shtatzënisë.
Lexo edhe: Psoaris ne shtatzani, ilacet qe duhet te shmangni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu