Gjithçka që duhet të dini për farat e linit:
Farat e linit janë shumë të pasura me acide yndyrore omega 3
Omega 3 është njohur gjithmonë për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe efektet antiinflamatore. Gjithashtu ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe të osteoporozës, apo thyerjes së kockave.
Ato përmbajnë gjithashtu fibra, proteina etj
Dy lugë fara lini përmbajnë 6 gramë fibra, që është sa një e katërta e sasisë së rekomanduar ditore, 4-5 gramë proteina dhe sigurojnë 10-20% të nevojave ditore për magnez, fosfor dhe tiaminë. Këto lëndë ndihmojnë në përmirësimin e gjumit, prodhimin e kolagjenit dhe shëndetin e kockave e lëkurës.
Kanë sasi të larta antioksidantësh
Fara e linit janë një burim kryesor i antioksidantëve veçanërisht ato të quajtura polifenole. Këto antioksidantë mendohet se na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri, si dhe nga stresi oksidues që dëmton qelizat, që do të thotë se mund të na mbrojnë nga plakja e parakohshme dhe sëmundjet neurodegjeneruese (si Alzheimer dhe Parkinson).
Mbrojnë zemrën
Farat e linit ulin presionin e gjakut, kolesterolin e keq dhe parandalojnë atakun në zemër.
Përmirësojnë tretjen
Fibrat që përmbajnë farat e linit zbutin jashtëqitjen, duke e bërë më të lehtë kalimin e saj të traktin tretës dhe eleminimin e saj.
Farat e linit mund të ulin rrezikun e kancerit
Përbërësit e gjendur në farat e linit nuk lejojnë rritjen dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene. Kështu ato parandalojnë rrezikun tek individët e shëndetshëm dhe ulin ritmin e zhvillimit tek personat e prekur.
Mund t’ju ndihmojnë për të humbur peshë
Një nga llojet e fibrave që përmbajnë farat e linit jep ndjesinë e ngopjes më shpejt dhe për një kohë më të gjatë, kështu ju nuk do të ndjeni uri dhe do të pakësoni sasinë e ushqimit që hani nëse keni nevojë të rrëzoni disa kilogramë.
Përmirëson simptomat e paramenopauzës
Disa studime kanë treguar se konsumi i farave të linit, për shembull 20 gramëve në ditë, ndihmon gratë që janë para menopauzës për të ulur ndjesinë e nxehtësisë, vapës, apo skuqjes.
Është mirë që në shtëpinë tuaj, farat e linit t’i ruani në një vend të errët.
Lexo edhe: Farat e kungullit, 6 vlerat ushqyese
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu