Trëndafili i egër
Trëndafili i egër është qetësues, antiseptik dhe ndihmon në procesin e tretjes. Lehtëson ftohjet dhe simptomat e gripit duke ndihmuar sistemin imunitar. Ata janë gjithashtu edhe antibakteriale, antidepresante, anti-inflamatore, afrodiziake, lehtësojnë venat me variçe, lehtësojnë mbingarkesën menstruale dhe dhimbjet, mbështet sistemin riprodhues, veshkat dhe mëlçinë. Trëndafilat e egër janë gjithashtu tonikë, dhe laksativë. Ata janë një burim i pasur i vitaminës C, D, E, B3 dhe A, si dhe zinkut. Si dhe ndihmojnë që nyjet limfatike të zhduken dhe t’i pastrojnë toksinat nga trupi.
Vaji i trëndafilit të egër
Shumica e trëndafilave të egër lulëzojnë për disa javë në maj ose qershor. Në këtë periudhë ju duhet t’i merrni dhe të përgatisni vajin e tyre. Ata duhen vjelë para se të dalë dielli në mëngjes. Vaji i trëndafilave të egër është shumë i kushtueshëm, sepse nevojiten shumë petale për vetëm një pikë vaj.
Ju mund të realizoni një version në shtëpi të vajit të trëndafilit duke shtuar petale trëndafili në vaj ulliri dhe lëreni të mbyllur në një ambient në errësirë. Pas dy javësh mund të hiqni petalet e të përftoni vajin.
Ju mund ta përdorni atë për një sërë trajtimesh në lëkurë.
Ndërsa, ujin e trëndafilit mund ta përftoni duke zier petalet në ujë.
Lexo edhe: A mundet nje grua shtatzane te perdore vajra esenciale?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu