Vizita e pare mjekesore ne shtatzani

0 0

Vizita e parë duhet të kryhet sapo të dyshoni se jeni shtatzanë. Vizita e parë para lindjes nënkupton takimin tuaj të parë me mjekun tuaj gjinekolog, me të cilin do të jeni në kontakt gjatë gjithë shtatzanisë si edhe në momentin e lindjes.

Në çfarë moshe të shtatzanisë duhet të kryhet vizita e parë?

Sa më herët që të jetë e mundur, sapo të mungojnë periodat (që ndryshe ju i quani: zakonet, cikli menstrual ose menstruacionet), sidomos kur i keni pasur të rregullta. Duhet të keni parasysh se llogaritja e moshës së shtatzanisë bëhet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit. Ju duhet të caktoni menjëherë se cili është mjeku që do të  ndjekë ecurinë e shtatzanisë tuaj, dhe duke qënë se kjo ndonjëherë është diçka e vështirë, mund të pyesni edhe nëna të tjera.

Cilat janë qëllimet e vizitës së parë para lindjes?

  1. Të nxirret në pah një histori e hollësishme mjekësore familjare dhe personale;
  2. Të bëhet një vizitë e hollësishme fizike e të gjitha sistemeve të organizmit;
  3. Të përcaktohet saktë mosha e shtatzanisë dhe dita e parashikuar për lindje;
  4. Të bëhen analizat bazë laboratorike (gjendja e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, grupi i gjakut dhe Rhezusi, gjendja e veshkave, nëpërmjet analizës së urinës, pastërtia vaginale etj.)
  5. Të vlerësohet nëse shtatzania është brenda mitrës, ka ndonjë rrezik të veçantë apo ka ecuri normale.

Lexoni edhe: Kontrollet dhe kujdesi ne shtatzani

Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X