Virozat tek femijet, si t’i parandalojme dhe trajtojme

0 0

Në këto ditë të ftohta, ku temperaturat janë gjithnjë e më shumë në rënie, mund të themi se kemi hyrë ne qendër të virozave dimërore. Temperatura, kolla janë dy nga simptomat më të shpeshta dhe problematike të virozave që janë duke u përhapur në vendin tonë.
Sa të rrezikuar janë fëmijët për t’u prekur nga virozat e stinës?
Në këtë periudhë është vënë re një rritje e rasteve të fëmijëve që kanë shfaqur probleme me infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, ose të quajtura ndryshe edhe rrufa. Infeksionet mund të prekin rrugët e sipërme si edhe ato të poshtme dhe më të rrezikuar janë fëmijët nga mosha 0-4 vjeç, sistemi imunitar i të cilëve nuk është maturuar në mënyrën e duhur. Më të rrezikshme këto viroza i bën frekuentimi i kopështeve dhe çerdheve, brenda së cilave viruset e kanë më të lehtë të përhapen. Për këtë arsye do t’ju këshillonim që gjatë periudhave kulminante të përhapjes së virozave të mbanit fëmijët në ambientet e shtëpisë siç ka lajmeruar edhe Ministria e Shëndetësisë.
Cilat janë simptomat e para që shfaqen tek fëmija?
Sekrecionet nga hundët, temperatura e lartë si edhe kolla apo mungesa e oreksit janë simptomat e para që tregojnë prezencën e një problemi të tillë tek fëmija. Gjithashtu fëmija mund të zhvillojë episode diarreje, këputje, të vjella, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, gjendje gjumi ose irritim.
Përdorimi i medikamenteve
Infeksionet virale në përgjithësi luftohen me anën e paracetamolit dhe ibubrofenit, të cilët jepen nëse temperatura shkon 38.5 përpiquni të kufizoni dhënien e këtyre medikamenteve nëse temperatura është më e ulët. Gjithashtu ato do të reduktojnë edhe dhimbjet që fëmija mund të ndiejë në trup. Gjithashtu këshillohet përdorimi i solucioneve fiziologjike me pika për hundën, lëngjet e ngrohta të cilat ndihmojnë në shkrirjen e sekrecioneve, lëngjet e frutave të shtrydhura ku na duhet të veçojmë ato të agrumeve, konsumimi i drithërave integrale të cilat i japin trupit vitamina si edhe mbajnë aktive antikorpet.
Higjiena dhe ambienti
Duart duhet të lahen shpesh me ujë dhe sapun. Gjithashtu duhet të keni kujdes që temperatura e ambientit të jetë në vlerat normale kjo pasi ajri i ftohtë e bën sistemin e frymëmarrjes së fëmijës të jetë më i dobët dhe për pasojë më pak rezistent ndaj viruseve dhe bakterieve. Duhet të vendosni gjithmonë shall në gojën e fëmijës sidomos gjatë orëve më të ftohta të ditës. Gjithashtu edhe përdorimi i dorezave dhe kapucit është shumë i domosdoshëm për të mbajtur normale temperaturën në ekstremitetet e trupit. Temperatura e ambienteve të shtëpisë duhet të jetë midis 18 dhe 20 gradëve.

Lexo edhe: Pese menyra per te trajtuar gripin dhe rrufen

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X