Dëgjoj njerëz që më thonë gjatë gjithë kohës “fëmijët e tu janë kaq të lumtur, ti duhet të jesh duke bërë një punë të mirë”. Dhe është shumë bukur ta dëgjosh këtë nga dikush. Mëmësia është kaq e vështirë dhe ne vazhdimisht dyshojmë te vetja, kështu që kur dëgjojmë dikë që na thotë se po bëjmë një punë të mirë, kjo na bën të ndihemi shkëlqyeshëm! Por nëse dikush thotë se unë jam nënë e mirë meqë fëmijët e mi duken të lumtur… po kur fëmijët e mi nuk janë të lumtur? A do të thotë kjo se nuk po bëj një punë të mirë? A jam duke dështuar disi? A janë fëmijët e mi të pakënaqur? A jam ende një nënë e mirë?
Fëmijët kanë shumë ndryshime emocionale. Ata nuk kanë mësuar ende se si të rregullojnë emocionet e tyre kështu që kur kanë ndjenja të forta, duhet t’i shkarkojnë sepse kjo është e vetmja gjë që ata dinë të bëjnë. Ata mund të mos i shprehin në mënyrën “e duhur” e mund të duket sikur fëmija juaj është i pakënaqur. Në fakt, në pjesën më të madhe të rasteve, fëmija juaj thjesht po përpiqet të komunikojë diçka që nuk di se si dhe duke qarë ose duke shprehur zemërim, duket se është mënyra e vetme që ju duket sikur mund t’ua komunikojnë. Zakonisht nuk ka asnjë lidhje me mënyrën se si po e bën ti detyrën si prind.
Fëmijët mund të kalojnë nga të qeshurit dhe të buzëqeshurit tek të bërtiturat dhe të qarat në një fraksion sekonde, pastaj përsëri të qeshin një moment më vonë.
Nëse fëmija yt qan çdo ditë, ti nuk je një nënë e keqe. Fëmija thjesht po përpiqet të shprehë emocionet e tij. Ndoshta ata janë duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen tuaj ose t’ju thonë ndonjë gjë dhe e qara është mënyra e vetme që ata dinë ta bëjnë atë. Përfundimisht ata do të mësojnë se cila është mënyra e përshtatshme për të tërhequr vëmendjen tuaj dhe kjo vjen me kohë përmes mësimit të tyre se si dëshironi të sillen ata.
Sidoqoftë, nëse fëmija juaj po qan pa pushim dhe mendoni se mund të ketë diçka nga ana mjekësore, ju lutem shkoni te mjeku që ai të vlerësojë situatën. Por mos u ndje sikur je një nënë e keqe sepse fëmija yt qan herë pas here. Disa fëmijë janë më shumë të lumtur dhe disa fëmijë nuk janë dhe kjo është në rregull.
Fëmija im i parë ishte i lumtur gjatë gjithë kohës dhe nuk qante kurrë. Fëmija im i dytë ishte krejt e kundërta, ajo qante pa ndalur. Roli im ka qenë me të dyja i njëjtë, por ato ishin krejtësisht të kundërta.
Ti je një nënë e mirë.
Lexo edhe: Të jesh një nënë shtëpiake është më e vështirë (dhe më mirë) sesa njerëzit mund ta mendojnë









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good. 最佳Binance推荐代码
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you. https://www.binance.com/register?ref=JW3W4Y3A
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://www.binance.com/register?ref=IHJUI7TF
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.