Çdo emocion që përjetojmë ka ndikim tek ne dhe energjia qoftë pozitive ose negative ka një efekt të vërtetë dhe të matshëm në trupat tanë. Akti i të shkruarit na lejon që të shkarkojmë një pjesë të këtyre emocioneve dhe të ndihemi më mirë.
Djegia më pas e letrës na lejon të “pastrohemi” më shumë nga kjo lloj energjie, si një simbol se e kemi larguar atë që na shqetëson duke e djegur.
Nëse energjia negative shkarkohet rregullisht, ajo nuk do të grumbullohet dhe nuk do të ndikojë në jetën dhe shëndetin tonë.
Ky ushtrim funksionon më mirë nëse vazhdoni të shkruani dhe nuk mendoni për atë që do të shkruani ose ta redaktoni. Mos u përqëndroni në shenjat e pikësimit apo në bukurshkrim. Madje mund të arrish në atë pikë sa që ajo që po shkruan nuk është as e lexueshme dhe emocionet tuaja ndoshta nuk do të shprehin fjalë, por thjesht shkarravina në letër. Thjesht lërini mendimet të dalin e hidhini në letër.
Udhëzime
- Para se të filloni, merrni një fletore dhe stilolaps dhe gjeni një vend të qetë ku nuk do t’ju shqetësojë njeri. Uluni dhe vendosni një alarm për dymbëdhjetë minuta.
- Hapni fletoren tuaj dhe thjesht filloni të shkruani për çdo gjë që ju prish qetësinë. Mund të jetë shëndeti, puna, financat, marrëdhëniet personale ose ndonjë gjë tjetër. Mos mendoni shumë, thjesht filloni.
- Në fund të dymbëdhjetë minutave, ndaloni shkrimin. Menjëherë digjini letrat në një vend të sigurt që të mos marrë flakë.
Mbani mend
- Kur të mbaroni së shkruari, mos e lexoni. Kjo vetëm do t’ju japë energji negative.
- Mos shkruani në kompjuter ose pajisje të tjera elektronike. Përdorni stilolaps dhe letër, ato bëjnë të mundur largimin e sa më shumë energjie negative.
- Mund të përdorni shumë fjalë të fuqishme dhe të ngarkuara negativisht gjatë këtij proçesi për të larguar dhimbjen, por mos ju referoni vetes me këto fjalë. Tregohuni të sjellshëm e të butë me veten.
- Bëjeni këtë çdo ditë për pesë ditë.
Pritshmëritë
Ky proçes mund të jetë i ngjashëm me vjelljen nga helmimi me ushqim. Në fillim ndiheni keq, të lodhur, por sapo keni nxjerrë jashtë lëndët toksike ju filloni të ndiheni më mirë.
Ashtu si me disiplina të tjera të tilla si stërvitja apo meditimi, sa më shumë që ta bëni, aq më shumë përfitime do keni.
Lexo edhe: Femrat ndihen mire kur krijojne marredhenie te reja
[poll id=”21″]
')}






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock