Është një nga ato histori që askush nuk do të donte kurrë të dëgjonte. Xhulia, një vajzë dhjetëvjeçare, humbi betejën e saj më shumë se 4-vjeçare me tumorin. Kur u largua nga krahët e prindërve të saj, ajo u la atyre një porosi të rëndësishme.
Historia e Xhulias 10 vjeçare
Xhulia kishte një ëndërr: t’i jepte lodra fëmijëve të varfër, të cilët nuk mund të përballonin blerjen e tyre. Kjo është arsyeja pse mami Eleonora ka mbajtur premtimin e saj dhe i ka dhuruar të gjitha lodrat moshatareve të vajzës së saj. Çdo vit, Xhulia i ndau gjërat e saj me fëmijët e varfër dhe donte që kjo gjë të vazhdonte edhe kur ajo të largohej nga jeta.
Shoqatë për fëmijët e varfër
Prindërit e vajzës hapën një shoqatë bamirësie me emrin e vajzës së tyre. Shoqata është angazhuar të grumbullojë e të shpërndajë lodra, libra, veshje, batanije etj për fëmijët e varfër.
Pas krijimit të shoqatës, asaj i janë bashkuar shumë vullnetarë dhe qëllimi i tyre sidomos tani para Krishtlindjeve është të mbledhin sa më shumë gjëra të dobishme për fëmijët në nevojë që edhe ata të festojnë njësoj me fëmijët në gjithë botën, pavarësisht mundësive ekonomike.
Lexo edhe: Kurioziteti i ndihmon femijet e varfer te arrijne rezultate me te mira ne shkolle









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu