Nëna e Kensli Davis i kërkoi një pastiçerie në Atlanta të dekoruar një tortë me akullore me imazhet e personazhit Moana, e preferuara e vajzës së saj. Punonjëset e pastiçerisë, në vend të emrit Moana, dëgjuan “marijuanë” dhe veproi në përputhje me rrethanat. Torta erdhi plot me krem të gjelbër dhe imazhet e një fletë kanabisi dhe një personazh me sytë e skuqur nga tymi.
Ato e kanë marrë me sportivitet e humor situatën, të cilën e kanë shpjeguar përmes një fotoje në Facebook.
Postimi i saj shkaktoii mbi 12,000 reagime dhe 13,000 aksione, shumica prej të cilave përdorën ikonën e qeshur, e cila duket se është përgjigja e duhur nëse sheh tortën.
Por, edhe pse nuk ishte torta që Davis do të kishte zgjedhur, të paktën historia ka një fund të lumtur.
“Kjo tortë gjithsesi ishte e shijshme”, shkruante ajo, duke konfirmuar se, edhe nëse aftësia e për të ndjekur udhëzimet nuk ishte e madhe, pastiçeria të paktën përgatit gjëra të mira.
Lexo edhe: Tortë për nënën: Faleminderit që na vaksinove
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu