Vajza kafshonte thonjtë nga stresi, i shfaqet kanceri i lëkurës

0 0

 

Bullizmi ka dëmtuar jo vetëm psikologjikisht një vajzë të re, por edhe fizikisht, duke i rrezikuar jetën asaj.

Courtney Whithorn tregon se vazhdimisht e kanë bërë të ndihet keq në shkollë, saqë vitin e fundit iu kthye në makth frekuentimi i mësimit dhe shumë shpesh mendonte ta braktiste.

Duke akumuluar gjithë stresin dhe ankthin që i shkaktonin bashkëmoshatarët, ajo “qetësonte” veten duke kafshuar thonjtë.

“Për shkak të stresit nuk arrija ta kuptoja që i kafshoja thonjtë aq shumë saqë fillonte të më dilte gjak”, tregon Courtney Whithorn.

Një ditë ajo vërejti se kur thonjtë rriteshin sërish, poshtë tyre kishte një vijë të zezë dhe nuk rritehsin më normalisht si më parë. Për të mbuluar këtë, vajza i mbante thonjtë të fashuar, ose i fshihte me manikyr, derisa ky problem u bë shqetësues dhe ia tregoi prindërve.

Pas konsultës dhe ekzaminimeve, rezultoi se ajo kishte një problem shumë serioz. Bëhej fjalë për melanomën, një lloj kanceri që shfaqet në thonj, pëllëmbat e duarve, ose shputat e këmbëve. Mjekët u detyruarn t’ja hiqnin gishtin për të mos lejuar që kanceri të përhapej në pjesë të tjera të trupit.

“Ende nuk e di nëse është përhapur apo jo në pjesë të tjera. Por do t’ju lutesha të gjithë atyre që përpiqen të lëndojnë të tjerët të mendohen mirë për fjalët që thonë, sepse dëmi që shkaktoni është mendor, emocional dhe fizik”, – shprehet ajo.

Mjekët thonë se ende duhen bërë kërkime për të vërtetuar nëse kafshimi i thonjve shkakton këtë kancer të lëkurës.

Lexo edhe: 7 shenjat ne lekure per te cilat duhet te tregoni gjithmone kujdes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X