Këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe është nënë e dy vajzave të mrekullueshme Grace dhe Abigail Izabel. Vajza e saj e madhe Grace ka mbushur sot 7 vjeçe dhe këngëtarja, e ka uruar me fjalë zemre, që mund t’i thojë vetëm një nënë.
“Si sot, 7 vjet më parë të mbajta në duar për herë të parë, dëgjova të qarën tënde si melodinë më të bukur qe veshët ndonjeherë kishin dëgjuar….pak orë mbas lindjes tënde, në shtrat e lodhur më zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja sytë të shikoja se më dukej e pabesueshme që ti ishe aty vertetë . Nuk mund ta përshkruaj saktë ndjesinë, por di që jeta ime mori tjetër kuptim qysh kur mësova se ti po rriteshe brenda meje.
Uroj që të jem pranë teje ashtu siç fëmija meriton të ketë prindin pranë, në të mirë e në të keq…uroj shumë që të jem aty për të gjitha ditëlindjet e tua, të të shoh të rritesh e të më kesh krahun tënd, kraharorin ku do gjesh gjithçka .
Edhe sot kur të mbeshtës në kraharor, kam të njëjtën ndjesi që pata kur të mora në duar per herë të parë . Mami, babi e motra jote e vogël, gjyshet e gjyshi e gjithë familja të duam shumë.
U rritsh e u bëfsh ç’të deshiron vetëm zemra jote.
GRACE , HIRI I PERËNDISË. EMRI YT KA KUPTIMIN MË TË BUKUR, SEPSE JE DHURATA MË E BUKUR”, – ka shkruar Aurela krah fotos me të bijën Grace.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu