Javët e fundit të shtatzanisë shpesh janë të pakëndshme dhe shumica prej nesh arrijmë deri në atë pikë që dëshirojmë të përshpejtojmë çdo proçes dhe të lindim sa më parë fëmijën. Me këmbët e fryra, dhimbje mesi, refluks acid dhe netë pa gjumë, lindja e fëmijës pritet me padurim.
Çfarë mund të bëj që fëmija të vijë në jetë?
Së pari, përpiquni të mbani mend se një datë e caktuar është vetëm një vlerësim nga ana e mjekut. Shumica e grave fillojnë të ndihen të dëshpëruara disa javë (ose më shumë) para datës së caktuar, por fëmija nuk konsiderohet i vonë deri në 41 javë të shtatzanisë. Pra, kur ndiheni sikur nuk mund të vazhdoni më asnjë ditë tjetër dhe jeni vetëm shtatzënë 37 javëshe, mund të keni një muaj të plotë për të pritur derisa fëmija të jetë gati, prandaj jini të durueshme!
Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve (ACOG), kohëzgjatja e shtatzanisë përcaktohet në këtë formë:
- Shtatzani afatshkurtër: mes 37 javëve dhe 38 javëve e 6 ditë;
- Shtatzani e plotë: Midis 39 javëve dhe 40 javëve e 6 ditë;
- Kohëzgjatje e vonë: mes 41 javëve dhe 41 javëve e 6 ditë;
- Tejkalim i afatit: Afër 42 javë dhe më tej.
Nëse keni kaluar 37 javë dhe dëshironi të ndihmoni fëmijën që të vijë në jetë sa më shpejt, aktivitete të caktuara mund t’ju ndihmojnë (përveç ndoshta këshillave të gjyshes për të ngrënë ushqime pikante dhe ananas).
Këtu janë disa aktivitete që mund të ndihmojnë në nxitjen e lindjes:
- Marrëdhëniet seksuale. Orgazma mund të ndihmojë në nxitjen e kontraktimit të mitrës dhe zbutjen e qafës së saj.
- Ecja. Një shëtitje çdo ditë është praktikë e mirë për palestër të përgjithshme, por në javët e fundit gjithashtu mund të ndihmojë fëmijën të drejtohet në legen.
- Stimulimi i gjirit. Rrotullimi manual i thithave të gjirit me gishta ose duke përdorur një pompë për stimulim edhe më të fortë mund të nxisë fillimin e kontraktimeve. Ushqyerja me gji pas lindjes së foshnjës në mënyrë të natyrshme ndihmon që thithat të kthehen në madhësinë e tyre origjinale.
- Ushtrimi squat duke u ulur shumë. Ky ushtrim përveç ndihmës për të zgjeruar legenenin, gjithashtu ndihmon që fëmija të shkojë drejt legenit.
- Qëndroni mbi një top ushtrimesh. Qëndrimi mbi top dhe rrotullimi butësisht i legenit çlodh muskujt e shpinës dhe anësoret e belit dhe kërcimi i lehtë mund t’i japë fëmijës një shtysë për ta ndihmuar të dalë.
Megjithatë, mos u mundoni të nxitoni shumë. Sipas Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Ginekologëve, fëmijët e lindur ndërmjet 39 dhe 40 javëve e 6 ditë të shtatzanisë kanë rezultatet më të mira shëndetësore, krahasuar me foshnjat e lindura para ose pas kësaj periudhe.
Durimi është një virtyt i madh në shtatzani dhe në mëmësi.
Lexo edhe: Si mund te stimuloje mjeku dhimbjet e lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu