Gjidhenia

0 0

Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i mire per te porsalindurin. Ne muajt e pare te jetes ai eshte furnizuesi i vetem i te gjitha lendeve ushqyese te rendesishme qe femija ka nevoje per rritjen e shendetshme. Me perberes shume te vlefshem, kujdeset per rritjen e shendetshme dhe me imunitet te forte duke mbrojtur femijen ne menyren me te mire nga semundjet dhe alergjite e ndryshme.

Femija duhet ushqyer sipas nevojes, kjo do te beje qe brenda disa diteve te stabilizohet prodhimi i qumeshtit. Nese oreksi i femijes rritet do te rritet dhe prodhimi i qumeshtit, por gjate gjidhenies, nuk ka rregulla te prera. Eshte individuale koha e adaptimit te nenes dhe femijes, por jo te gjitha nenat e kane mundesine te ushqejne te voglin e tyre me gji.

Disa nga arsyet pse nje nene nuk mund te ushqeje me gji:

1. Sasia  e qumeshtit te prodhuar nga trupi i tyre eshte mjaft e vogel. Kjo i detyron te ushqejne femijen edhe me qumesht formule.
2. Ndodh qe shija  e qumeshtit te jete e hidhur, duke bere qe femija i porsalindur te mos e pelqeje dhe si rrjedhim nena detyrohet ta nderprese gjidhenien.
3. Konsumimi i ilaceve nga nena, te cilat mjeku i quan te demshme per te voglin eshte gjithashtu nje nga arsyet e nderprerjes te ushqyerjes me qumesht gjiri.
4. Mungesa e thithave te gjoksit, e cila ben qe femija mos e kape dot gjoksin.

“Gjate dy viteve te fundit jam bere nene dy here dhe eksperienca ime me te ushqyerit me gjumesht gjiri nuk ka qene nga me te mirat. Ne tetor te vitit 2013 pas nje lindje cezariane erdhi ne jete djali im i pare. Kisha degjuar dhe lexuar se kontakti i femijes me gjoksin duhej bere menjehere pas lindjes, pasi kjo do te ndihmonte ne ardhjen me te shpejte te qumeshtit. Por lindja me operim si dhe mungesa e kokave te gjoksit nuk me ndihmuan shume ne kete aspekt.

Diten e dyte provova te vija djalin te pinte, por plaga dhembte kur mbaja femijen keshtu qe e nderpreva per te riprovuar ne nje moment tjeter. Gjate kesaj kohe e ushqeja djalin me qumesht formule. Situata e veshtire vazhdoi edhe pasi dola nga spitali. Djali vazhdonte te mos e kapte gjoksin dhe une mundohesha ta nxirrja me pompe qumeshtin dhe t’ja jepja me biberon. Kjo situate vazhdoi per rreth dy jave, derisa qumeshti u largua. Derisa shkoi nje vjec e ushqeja me qumesht formule dhe pavaresisht kesaj u rrit i shendetshem dhe me imunitet. Ndersa tani, ne Tetor te 2015 lindi djali im I dyte. E njejta situate, nje tjeter operim dhe veshtiresia per te ushqyer me koka silikoni te cilat e lodhnin tej mase, pavaresisht se lindi ne term dhe me peshe normale. Insistova shume dhe tani kam arritur qe pas nje muaji e gjysem e ushqej 90% me qumesht gjiri. Normalisht ka momente qe behet e veshtire pasi djali behet tekanjoz dhe nuk pranon te pije tek gjoksi im.

Cdo dite me duhet te nxjerr me pompe qumeshtin qe ai ta pije me biberon(kjo kur ai refuzon te pije direkt tek gjoksi im).
Gjate dites pi rreth tre-kater here gji dhe kjo per mua eshte pozitive pasi keshtu gjendrat stimulohen dhe qumeshti vazhdon te prodhohet. Nuk mund te pretendoj ta ushqej ekskluzivisht me qumeshtin tim por te pakten te pije derisa te fillojme ushqimet e ngurta.”

Eshte kjo eksperienca e nje prej nenave qe na kane kontaktuar. Ne mund t’ju themi se gjidhenia eshte eksperience e bukur, por jo kur behet frustuese. Nena duhet te jete e qete qe t’ja percjelle kete edhe femijes.

Lexoni edhe: A mund ta ushqej femijen me qumesht formule gjate nates?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X