Shpesh gratë ndihen tepër të stresuara ndërsa kërkojnë një shtatëzani, pa e kuptuar që kjo ndikon negativisht në fertilitet. Duke ju këshilluar të qetësoheni sa më shumë të jetë e mundur dhe të mos i mbingarkoni mendimet tuaja me ankthin e ngjizjes, ju prezantojmë disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë në këtë proçes.
Ja cilat janë ato:
1. Proteinat
Proteinat mund të merren nga burime të ndryshme dhe kryesisht nga bizelet, kikirikët dhe fasulet. Këshillohen më tepër proteinat e marra nga bimët pasi janë më efektive në lidhje me fertilitetin, por gjithsesi kjo nuk nënkupton eleminimin e mishit të kuq apo të bardhë. Fasulet janë gjithashtu edhe një burim shumë i mirë hekuri, i cili është një tjetër ndihmues i pjellorisë.
2. Produktet e qumështit
Produktet e qumështit janë një burim shumë i mirë kalçiumi, i cili do të jetë një faktor që ndikon mjaft pozitivisht në pjellorinë e gruas. Është vërtetuar se gratë të cilat konsumojnë një sasi të normale të produkteve të qumështit kanë më pak probleme me ovulimin.
3. Frutat dhe perimet e freskëta
Dihet që frutat dhe perimet janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale, të cilat janë gjithashtu edhe antioksidantë shumë të fuqishem. Ndër ushqimet më të mira janë portokallet dhe frutat e tjera citrike, perimet me gjethe të gjelbra dhe luleshtrydhet.
4. Yndyrnat e shëndetshme
Bëhet fjalë për yndyrnat gjysëm të ngopura dhe acidet yndyrore omega-3. Ato mund t’i merrni nëpërmejt avokados, arrave dhe lajthive, farave të kungullit, sardeleve dhe peshkut salmon. Këto ushqime mund t’i përdorni në receta të ndryshme për të rritur fertilitetin tuaj.
5. Karbohidratet komplekse
Nuk keni pse të anashkaloni përdormin e karbohidrateve, thjesht duhet të bëni përzgjedhjen e duhur. Karbohidratet komplekse si buka, gruri i zi, orizi kaf, buka e misrit dhe tërshëra nuk ndikojnë në insuline dhe nivelin e sheqerit ne gjak aq sa karbohidratet e rafinuara si buka e bardhë, orizi i bardhë, mielli i bardhë etj. Ju duhet të dini se çdo faktor që ndikon pozitivisht në funksionimin e insulinës, është edhe një faktor që ndikon pozitivisht në fertilitet.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu