Deri më sot nuk besoja se kishte përgjigje më të rëndësishme se ”po”-ja në altar, apo “edhe une” pas fjales të dua, por paska qenë konfirmimi se brenda meje po krijohesh ti, bebi im.
Lumturia është aq e madhe, më dha krahë, sa destinacioni më i afërt më duket qielli.
Ai është momenti kur njeriu ndjen më shumë se kurrë praninë e Zotit. Ai po sjell një ëngjëll nëpërmjet meje, unë u bekova, po krijohet një shpirt nga shpirti im.
Nuk ka rëndësi nëse do jesh djalë apo vajzë, nuk ka rëndësi nëse do jesh me flokë të zinj apo të verdhë, rëndësi per mua ka që ti të jesh mirë, një beb i shëndetshëm dhe sytë e tu qofshin të zinj apo blu, të reflektojnë lumturi dhe një zemër plot dashuri.
Nuk do mundem ta harroj kurrë këtë moment, gëzimi im i parë, ti je forca që më bën të kthej çdo ditë të zakonshme në të mrekullueshme dhe kjo falë ekzistenës tënde.
Që ditën në të cilën mësova se ti frymon, unë jetoj për ty!
[poll id=”11″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock