Shtatzania nuk eshte nje semundje prandaj duhet ta jetoni qetesisht. Këtë e pohon edhe mjekja Elsa Viora, gjinekologe dhe pjesë e shoqatës së gjinekologëve italianë. Ajo siguron që nëna mund të udhëtojë me makinë nëse mjeku nuk këshillon të kundërtën.
Disa të pavërteta
• Udhëtimi në shtatzani gjatë trimestrit të parë mund të shoqërohet me këshilla që e kufizojnë lëvizjen e gruas me makinë në distance të largëra. Sipas doktoreshës rreziku për abort spontan do të jetë më i madh gjatë muajve të parë por kjo për shkak të një problemi brenda organizmit dhe fetusit, pra nuk ka lidhje me atë që gruaja bën apo nuk bën. Ajo këshillon që kjo këshillë do të ishte e vlefshme për muajt e fundit.
• Një tjetër legjendë urbane është edhe fakti se rripi i sigurimit nuk duhet të vendoset nga gruaja shtatzanë. Rripi në të vërtetë duhet të vendoset por duhet pasur kujdes me pozicionimin e tij.
• Nuk duhet të udhëtoni me avion pa veshur çorape elastike. Sipas doktoreshës kjo nuk është e vërtetë pasi kabinat i plotësojnë të gjitha kushtet për fluturimin e gruas shtatzanë. Duhet pasur kujdes me destinacionin, pra ai duhet të jetë i tillë që të ofrojë shërbim mjekësor çdo moment.
Udhëtimet me tren janë shumë të favorshme pasi gruaja mund të çohet dhe të lëvizë sa herë të dojë në mënyrë që qarkullimi i gjakut në gjymtyrët e poshtme të jetë në nivelet normale.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu