Por mjekët paralajmërojnë se ato mund ta vënë veten në rrezik për SEPSIS pasi ato ekspozojnë plagët e reja ndaj telefonit.
Heqja e fashos për t’i bërë foto plagës bën që kjo e fundit të infektohet dhe të zhvillojë SEPSIS duke i rrezikuar nënat për jetën e tyre.
Nënat mund të publikojnë fotot në mënyrë që të tregojnë përvojat e tyre dhe t’i krahasojnë ato me nënat e tjera, por sipas Universitetit Hull në Britani numri i grave që po e bën këtë në rrjetet sociale po rritet fuqishëm.
Për të bërë procedure e operacionit cezarian, kirurgët bëjnë një prerje 10-20 cm në pjesën e poshtme të barkut dhe tërheqin foshnjën duke çarë edhe mitrën.
Kjo lë një plagë që duhet mbyllur dhe mund të marrë disa javë për t’u shëruar.
Mjekët paralajmërojnë se nëse plagët e operacionit cezarian infektohen ato mund të zhvillojnë SEPSIS, një reaksion i rrezikshëm i sistemit imunitar.
Kjo shkaktohet nga një infeksion që përparon në gjak dhe më thellë në trup ku mund të shkaktojë sëmundje të rëndë.
Sepsis është e vështirë për t’u vënë re, sepse ka simptoma të paqarta, të ngjashme me ethet, por shpejt mund të përparojë në humbjen e gjymtyrëve, humbjen e organeve dhe vdekje.
Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar nga operacionet si për shembull nënat që kanë bërë një operacion cezarian janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të lartë.
Lexo edhe: Cfare e ben nje shtatzani te perfundoje ne operacion cezarian?
A do te shkoni me pushime verore kete vere?
- Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
- Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
- Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
- Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144
Total Voters: 1 278

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu