Trajtojeni fëmijën si superhero dhe ai do sillet shumë mirë

0 0

Sipas një studimi të kohëve të fundit, nëse e trajtoni fëmijën si ndonjë personazh me superfuqi, ai do të fitojë aftësinë të këmbëgulë në jetën reale në situatat më të mërzitshme.

Fëmijët që pretendojnë se i ngjajnë një karakteri të fortë, u qëndrojnë më gjatë detyrimeve të tyre.

Për studimin, hulumtuesit morën 180 fëmijë në mes të moshës 4 dhe 6 vjeç për të përfunduar një detyrë të zakonshme, por “të rëndësishme” për 10 minuta. Disa fëmijëve u tha thjesht të bënin detyrën, ndërsa të tjerëve të mendonin sikur ishin Battman ose Dora Eksploruese.

U vu re se këta të fundit treguan më shumë vëmendje gjatë realizmit të detyrës.

Studiuesit sugjerojnë se kjo mund të lidhet me teoritë mbi vetë-distancimin, të cilat thonë se tërheqja nga një situatë në fakt mund të zvogëlojë ndjeshmërinë ndaj tundimeve.

Vetëm mos krijoni  pritshmëri  shumë të larta: diferenca në përqëdrimin e fëmijëve ishte rreth 15%.

Megjithatë, ky është një lajm shumë i mirë për prindërit që luftojnë për të mbajtur fëmijët e fokusuar.

Për të inkurajuar fëmijët të jenë të vëmendshëm dhe të përfundojnë detyrat e tyre, kërkojini të sillen sikur të ishin një personazh i superfuqishëm dhe mundësisht personazhi i tyre i preferuar.

Lexo edhe: Si te stimulojme inteligjencen e femijes, psikologet zbulojne lidhjen e merzitjes dhe zhvillimit

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X