Duke qënë se kohët e fundit përdorimi i smartphonëve është bërë edhe më i shpeshtë nga fëmijët, ju duhet të arrini të kuptoni nëse ai ka krijuar varësi ndaj tyre dhe lojrave elektronike.
Si ta kuptojmë këtë?
1. Fëmija e kalon gjithë ditën me një aparat në dorë, ai ka dëshirë të luajë edhe ndërsa ju keni plotësisht kohë për t’ja kushtuar apo edhe ndërsa jeni duke ngrënë në tavolinë, natën kur duhet të shkojë të flejë, gjatë një udhëtimi me makinë…
2. Edhe nëse i kërkoni të ndalojë lojën ai nuk mundet ta bëjë dhe irritohet nga kërkesa juaj, madje bëhete dhe i dhunshëm.
3. Në momentin që nuk është duke luajtur shfaqet tepër nervoz.
4. Në momentin që është me shokët i sygjeron atyre lojërat elektronike dhe shpesh mund të shkojë edhe në një cep apo në dhomën e tij të luajë ndërsa shtëpia është e mbushur me fëmijë të tjerë që luajnë.
5. Kalon shumë orë mbyllur në dhomën e tij duke luajtur dhe shpesh nuk del as për të ngrënë ushim.
6. Në rast feste ditëlindjesh kërkon vetëm lojëra si dhuratë dhe i shpenzon të gjitha paratë që i dhurojnë në lidhje me këtë gjë.
7. Ankohet shpesh nga dhimbja e kokës dhe djegia e syve.
8. Nuk intereson asgjë, vetëm smatphone dhe lojërat.
Nëse ndodheni para një situate të tillë duhet të flisni menjëherë me një specialist (psikolog). Mos e neglizhoni!
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu