Testi i diagnostikimit te autizmit (ESAT)

0 0

Ky është një prej testeve që përdoren për të diagnostikuar praninë e autizmit tek fëmija dhe quhet testi ESAT dhe mund të bëhet tek fëmijët mbi 14 muajsh. Mund ta bëni bashkë me mjekun pediatër dhe nëse 3 ose më shumë përgjigje janë negative duhet të drejtoheni tek një specialist.

Një test diagnostikimi…

  • Është fëmija juaj i interesuar për objekte të ndryshme dhe jo vetëm për makina apo butona? (Po/Jo)
  • Kur fëmija juaj shpreh ndjenjat e tij duke qarë apo duke qeshur, mendoni se e bën këtë në momentin kur vërtet e ka të justifikuar të qarën apo të qeshurën? (Po/Jo)
  • A reagon në mënyrë normale fëmija juaj ndaj stimulimeve të tilla si e ftohta, i nxehti, drita, zhurmat, dhimbja apo shakaje që mund të bëni me të? (Po/Jo)
  • Mundet fëmija juaj të luajë në mënyra të ndryshme me lodrat, pra jo vetëm duke i futur në gojë, hedhur dhe përpjekur për t’i gjetur? (Po/Jo)
  • Mundeni ju të kuptoni me lehtësi nga fytyra e fëmijës se çfarë ndien ai? (Po/Jo)
  • E keni të lehtë të bëni një kontakt me sy me fëmijën tuaj? (Po/Jo)
  • Në momentin që e keni lënë vetëm fëmijën tuaj për një kohë të caktuar, është përpjekur të tërheqë vëmendjen tuaj duke qarë apo duke ju thirrur? (Po/Jo)
  • Karakterizohet sjellja e fëmijës tuaj nga mungesa e veprimeve të përsëritura si për shembull lëkundja e trupit apo përplasja e kokës? (Po/Jo)
  • Është në gjendje fëmija juaj të sjellë objekte apo t’ju tregojë dicka pa ja kërkuar ju? (Po/Jo)
  • A tregon fëmija juaj interes në lidhje me fëmijët e tjerë apo personat e rritur? (Po/Jo)
  • I pëlqen fëmijës tuaj të përqafohet? (Po/Jo)
  • Është në gjendje fëmija juaj t’i buzëqeshë personave të tjerë apo juve? (Po/Jo)
  • I pëlqen fëmijës tuaj të luajë lojra me të tjerët si për shembull loja ta-ta (vendos duart në fytyrë dhe pastaj i heq duke thënë ta-ta), ta lëkundin me këmbë? (Po/Jo)
  • A reagon fëmija juaj duke dëgjuar, parë, qeshur, folur apo belbëzuar nëse i flasin?
  • A është në gjendje fëmija juaj të flasë disa fjalë apo të belbëzojë disa tinguj të ndryshëm? (Po/Jo)
  • Nëse jeni duke i treguar diçka me gisht është në gjendje ai të ndjekë gishtin tuaj për të kuptuar çfarë po i tregoni? (Po/Jo)
  • E përdor fëmija juaj gishtin tregues për të treguar atë që i intereson? (Po/Jo)
  • E përdor fëmija juaj gishtin tregues për të pyetur në lidhje me dicka? (Po/Jo)
  • Është në gjendje fëmija juaj të “shtiret” për shembull sikur mbush një filxhan me çaj nëse i jepni në dorë një filxhan dhe një çajnik prej lodre? (Po/Jo)

Ashtu siç e thamë edhe më sipër, nëse 3 ose më shumë përgjigje kanë dalë negative (jo) duhet të konsultoheni me specialistët për të vazhduar testet e tjera diagnostikuese.

 

[poll id=”11″]

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X