Kur hyjmë në një sezon ose vit të ri, një nga gjërat e para që na shkon në mendje, janë tendencat e momentit si në veshje, flokë, ngjyrë, stilim etj. Në këtë artikull do t’ju sjellim tendencat më të fundit të stilimit të flokëve për vitin 2020, sugjeruar nga emrat më të njohur në botë të fushës.
Lexo edhe: Modele flokesh per evente te vecanta

Prerje e rrubullakët pas qafës
Duke pasur parasysh se këtë vit janë trend flokët jo me shumë gjatësi, me këtë model do të dukeni shumë “in”.

Shkallëzim i çrregullt modern
Një shkallëzim i çrregullt ju bën gjithnjë të dukeni moderne, madje mund të fshehë edhe ndonjë “defekt” të flokut tuaj.

Stilim i viteve ’90
Tendencë për këtë vit do të jetë edhe rikthimi pas në kohë, me një prerje e krehje flokësh karakteristike të viteve ’90.

Baluke të shkurtra si beb
Nëse dëshironi të dukeni më të reja në moshë, me një fytyrë ëngjëllore, mund të prisni baluke shumë të shkurtra, që vijnë në formë të rrumbullakët.

Baluke pak më të gjata se balli të ndara me vijë në mes
Nëse preferoni shumë baluket, por nuk jeni fanse të modelit të mësipërm, mund t’i mbani ato pak të gjata e t’i ndani në mes.

Flokë të krehura nga jashtë
Flokët me forma, por të nxjerra nga jashtë do të jenë gjithashtu tendencë për vitin 2020.

Flokë të valëzuara të ndara me vijë në mes
I ngjashëm me modelin i mësipërm, por flokët nuk do të jenë të kthyera, do të jenë të valëzuara në mënyrë më të rregullt.

Prerje e shkurtër klasike
Duke qenë viti i flokëve jo shumë të gjatë, kjo është në favorin e adhurueseve të flokëve të shkurtra. Mjafton një prerje fare e shkurtër, për t’u dukur shik dhe me shumë klas.

Flokë të shkurtër, të lëpirë
Nëse i doni flokët e shkurtër, por i keni mjaftueshëm të gjatë sa për t’i stiluar, mund t’i mbani ato dhe ndërkohë t’i bëni një krehje sikur janë të “lëpira” pas kokës.

Viti i gërshetave
Këtë vit do të mbizotërojnë edhe gërshetat e llojeve të ndryshme në flokët tuaj.

Kaçurrela me gjatësi deri te supet
Për gjatësinë e flokëve deri te supet, do të ishte ideale edhe krehja në formë kaçurreli.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu