Të jetosh me një paaftësi të caktuar në trup dhe për Gene Purdie nga Colorado është diçka tepër e dhimbshme dhe e vështirë. Ai vuan nga diçka e tillë që në moshën e adoleshencës. Një sëmundje e rrallë në trupin e tij preku retinën e syrit, gjë e cila shkaktoi tek ai verbëri.
Edhe pse në verbëri të plotë ai i është përkushtuar në mënyrë totale familjes së tij, duke bërë që kjo gjë të mos prishte lumturinë e tyre, lumturinë e gruas së tij Joy si edhe fëmijës së tyre.
Por edhe pse ata kishin një jetë të lumtur brenda kësaj “paaftësie”, dhe tashmë kishin mësuar si të jetonin me të, një ditë Gene dëgjoi dicka tepër të vecante në televizor. Ndërsa ai po ndiqte emisionin e “Rachel Ray show”, kuptoi se një pajisje e veçantë do t’i vinte në ndihmë personave me probleme të tilla si edhe ajo e tij.
E dini se çfarë ndodhi më pas?
Ai vendosi të merrte pjesë në këtë emision dhe të provonte këto syze që do t’i rikthenin atij shikimin. Ai kishte 15 vite që priste një mrekulli nga ana e tekonologjisë dhe sot ishte dita që endrra e tij të realizohej. Menjëherë sapo vendosi syzet në fytyrën e tij, Gene mundi të shikonte fytyrën e gruas dhe djalit të tij për herë të parë në jetën e tij. Imagjinoni çfarë do të thotë kjo për një njeri i cili ka jetuar dhe është martuar me një person që nuk e ka parë kurrë në jetën e tij, të thërritet “baba” nga një fëmijë që nuk e di si e ka fytyrën, si i ka sytë… Imagjinoni si është të jetosh çdo ditë pa bekimin e dritës së syve .
Por e dini se çfarë tha ai sapo vendosi syzet në fytyrën e tij, ndërkohë që publiku ishte skeptik në lidhje me funksionimin e tyre?
“Ajo është e bukur”! Imagjinoni se çfarë emocionesh kanë përjetuar ata si çift, dhe në veçanti ai. Ai sepse po shikonte për herë të parë dashurinë e jetës së tij, ndërsa dashuria e jetës së tij po shikohej për herë të parë nga bashkëshorti që aq shumë e donte, dhe aq shumë rëndësi kishte për të. Ai tashmë mundi të shikonte një imazh të qartë të familjes së tij, atë imazh të cilin ishte përpjekur ta krijonte nga fragmente prekjesh. Tashmë në sytë e tij nuk do të kishte më errësirë! Kompania i dhuroi atij shikimin, i dha atij mundësinë të shikonte çdo ditë bukurinë e gruas së tij, atë bukuri që e bëri ta shprehte me zë të lartë para një publiku të gjerë!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu