Pasi nëna ka sjellë në jetë një fëmijë në mëndjen e saj fillojnë të shfaqen shumë pyetje ndër to më të shpeshtat janë si më poshtë:
Përse fecet e tij janë me ngjyrë jeshile?
Kjo ndodh zakonisht me fëmijët që ushqehen me qumësht formule dhe shkaktohet nga sasia e madhe e hekurit që prodhon ky qumësht, gjithashtu te femijët që ushqehen me qumësht gjiri mund të shkaktohen nga prania e kazeines.
Perse fëmija nuk reagon ndaj zhurmave të jashtme?
Ai mund të flejë i qetë edhe ndërsa një qen mund të lehë jashtë, ata nuk reagojnë sepse janë mësuar kështu që në uterus pra, të dëgjojnë tinguj dhe të mos reagojnë.
Përse koka e tij ështe e butë?
Kjo ndodh pasi fëmija në kokë ka disa fontanela, këto hapësira të buta mes kockave e ndihmojnë atë që në momentin e lindjes të kalojë pa problem në kanalin e lindjes, pra nuk duhet të shqetësoheni. Ato fillojnë të mbyllen nga muaji i 3-6.
Përse bebet qajnë pa lotë?
Tek bebet kanali i lotit është aq i vogël sa nuk e mundëson nxjerrjen e tyre jashtë. Në më te shumtat e rasteve kjo rregullohet në mënyrë spontane brenda vitit të parë të jetës.
Përse fëmija teshtin vazhdimisht?
Kjo nuk tregon që fëmija ështe ftohur por ndodh sepse në rrugët e tij të frymëmarrjes gjendet ende lëng amniotik i cili del jashtë pikërisht me anë te teshtimave.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu