Te njihemi me parimin e “nenes kangur”

0 0

“Nëna Kangur” është një metodë e re për trajtimin dhe kujdesin ambulator ndaj fëmijëve prematurë dhe atyre nënpeshë. Ngrohtësia, qumështi i nënës dhe pozicioni kangur përbëjnë thelbin e kësaj metode. Lidhja e ngushtë që krijohet midis nënës dhe fëmijës është ajo që i bën të vegjlit të mbijetojnë. Stimuli i vazhdueshëm përmirëson ritmet e frymëmarrjes dhe ato kardiake. Zëri i nënës, përkëdhelitë e saj, familja, të gjitha këto shërbejnë si nxitës mjaft pozitivë nga pikëpamja neurologjike dhe njohëse.

Roli i kësaj metode

Metoda e nënës kangur është një model që meriton t’i kushtohet vëmëndje, pasi ajo ngre në nivele më të larta mbijetesën e foshnjeve si dhe siguron një cilësi jete më të mirë. Por më shumë se çdo gjë tjetër metoda e nënës kangur siguron nje raport dhe lidhje të ngushtë nënë-fëmijë.

Si funksionon?

Me të shkuar në shtëpi, nëna kujdeset për beben e saj në mënyrë të vazhdueshme e të ngjashme si në rastin e trajtimit të bebes kangur, duke e mbajtur atë nën veshjen e saj, në kontakt me lëkurën e saj. Bebja vendoset mbi gjoksin nënës, në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën e saj, në pozicion bretkose, vertikalisht, në mënyrë që të shmangen të vjellat. Bebi duhet të rrijë nën rrobat e nënës, sa më shumë të jetë e mundur, madje edhe kur fle. Afërsia me nënën, përkëdheljet, zëri i saj, ritmi i zemrës konsiderohen faktorë të rëndësishëm për stimulimin e frymëmarrjes te fëmija si dhe për shmangien e apneas (ndërprerje e menjëhershme e frymëmarrjes). Kontakti i vazhdueshëm lëkurë me  lëkurë ndihmon ne ruajtjen e temperaturës së duhur trupore dhe stimulon zhvillimin e një lidhje të ngushtë emocionale nënë-fëmijë. Dashuria, ngrohtësia dhe qumështi i nënës janë thelbi i metodës  “Nena kangur”.

[poll id=”9″]

Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X