“Nëna Kangur” është një metodë e re për trajtimin dhe kujdesin ambulator ndaj fëmijëve prematurë dhe atyre nënpeshë. Ngrohtësia, qumështi i nënës dhe pozicioni kangur përbëjnë thelbin e kësaj metode. Lidhja e ngushtë që krijohet midis nënës dhe fëmijës është ajo që i bën të vegjlit të mbijetojnë. Stimuli i vazhdueshëm përmirëson ritmet e frymëmarrjes dhe ato kardiake. Zëri i nënës, përkëdhelitë e saj, familja, të gjitha këto shërbejnë si nxitës mjaft pozitivë nga pikëpamja neurologjike dhe njohëse.
Roli i kësaj metode
Metoda e nënës kangur është një model që meriton t’i kushtohet vëmëndje, pasi ajo ngre në nivele më të larta mbijetesën e foshnjeve si dhe siguron një cilësi jete më të mirë. Por më shumë se çdo gjë tjetër metoda e nënës kangur siguron nje raport dhe lidhje të ngushtë nënë-fëmijë.
Si funksionon?
Me të shkuar në shtëpi, nëna kujdeset për beben e saj në mënyrë të vazhdueshme e të ngjashme si në rastin e trajtimit të bebes kangur, duke e mbajtur atë nën veshjen e saj, në kontakt me lëkurën e saj. Bebja vendoset mbi gjoksin nënës, në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën e saj, në pozicion bretkose, vertikalisht, në mënyrë që të shmangen të vjellat. Bebi duhet të rrijë nën rrobat e nënës, sa më shumë të jetë e mundur, madje edhe kur fle. Afërsia me nënën, përkëdheljet, zëri i saj, ritmi i zemrës konsiderohen faktorë të rëndësishëm për stimulimin e frymëmarrjes te fëmija si dhe për shmangien e apneas (ndërprerje e menjëhershme e frymëmarrjes). Kontakti i vazhdueshëm lëkurë me lëkurë ndihmon ne ruajtjen e temperaturës së duhur trupore dhe stimulon zhvillimin e një lidhje të ngushtë emocionale nënë-fëmijë. Dashuria, ngrohtësia dhe qumështi i nënës janë thelbi i metodës “Nena kangur”.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu