Stina e veres po afron dhe per nenat shfaqet nje problem tjeter, te mbrojne femijet e tyre nga mushkonjat. Keto insekte mund te shkaktojne inflamacione te shoqeruara me kruarje te medha, sidomos tek femijet e vegjel. Zakonisht kruajtjet me intensitet te madh mund te shkaktojne tek femijet infeksione te vogla.
Si te mbrojme femijet nga mushkonjat?
Nese femija eshte me i vogel se 3 muajsh, nuk keshillohet te perdoret asnje menyre mbrojtese pervec asaj natyrale, kryesisht me anen e vendosjes se barrierave mbrojtese fizike.
– Keshillohet qe tek djepi, krevati apo karroca e femijes te vendoset nje cope rrjete e cila mban larg femijes mushkonjat.
– Vendosni prane dritareve te dhomes ku zakonisht qendron femija ilac me vendosje ne prize, i cili pengon futjen e mushkonjave brenda dhomes edhe pse dritarja mund te jete hapur gjate dites.
– Per te mbrojtur femijen nga mushkonjat gjate nates, menyra mbrojtese me eficente eshte mbulimi i lekures se femijes sa me shume te jete e mundur me anen e veshjeve te holla dhe te fresketa (bluze dhe tuta).
– Per femijet me te rritur mund te perdoren produkte mbrojtese natyrale me esence limoni, trumze, livandoje etj. Keto produkte i mbajne larg femijes mushkonjat me anen e aromes qe leshojne.
– Ju mund te perdorni pajisje me ultratinguj te cilat nuk lejone qe insektet te afrohen. Keto pajisje jane mjaft praktike edhe per rastet e shetitjeve ne natyre (mund ti gjeni ne dyqanet me artikuj femijesh).
Si ta lehtesojme dhimbjen nese femija pickohet nga mushkonja?
Nese femija i porsalindur pickohet nga mushkonja, mund te perdorni pak akull mbi vendin e pickimit per te zbutur inflamacionin. Nese femija ka kruajtje, fryrje apo bezdi e cila i jep nevojen e kruajtjeve te medha, duhet perdorur ndonje pomade me perberje qetesuese ndaj pickimeve te mushkonjave (produkt te posacem per te porsalindur). Ne kete menyre ju e mbroni femijen e porsalindur nga infektimi i mundshem i vendit te pickimit.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu