Të kesh një motër të ndihmon të rritesh më i qetë. Zbuloni se çfarë efekti kanë vajzat tek djemtë.
Djemtë rriten më të qetë
Këtë e provon një studim i zhvilluar në sektorin psikologjik të Universitetit të Ulster në Irlandën e veriut. Studiuesit kanë intervistuar 571 djem nga mosha 17-25 vjeçare duke hetuar në shumë aspekte të personalitetit të tyre, midis të cilave edhe sjelljen që ata mund të kenë në të ardhmen. Sipas studimeve, djemtë që kanë edhe një motër kanë tendencën të zhvillojnë një karakter më të ekuilibruar, të jenë më tepër pozitiv si edhe të krijojnë një marrëdhënie më të mirë dhe të qetë më prindërit. Pra gjithcka ka lidhje me emocionet.
Përse ndodh kështu?
Gjithcka lidhet me përfitimet që prania e motrës sjell në komunikimin e djemve, në aftësinë që ata fitojnë në lidhje me shprehjen e emocioneve dhe ndjenjave. Ata i fshehin më pak problemet e tyre dhe përpiqen të përballen me to. Këto efekte pozitive vihen re në momentet që ata përballen me vështirësi në familje, si për shembull një divorc.
Po nëse bëhet fjalë për një fëmijë të vetëm?
Ata përjetojnë më shumë ankthin e përditshmërisë duke qënë se nuk kanë dikë më të cilin të shprehen. Në këtë rast është shumë e rëndësishme që ata të takohen sa më shpesh me bashkëmoshatarët e tyre.
Lexoni edhe: Motrat dhe vëllezërit na shtojnë jetën, ja pse nuk
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu