Më shumë se 120 milionë të rritur amerikanë jetojnë me sëmundje kronike dhe miliona prej tyre janë prindër. Por kur flasim për njerëz me sëmundje kronike ne nuk na shkon shpesh mendja tek nënat me fëmijë, ndërsa disa aktorë me profil të lartë të Hollivudit po ndryshojnë këtë perceptim.
Pak ditë me parë Jamie Lynn Sigler, nëna e dy djemve ka ndarë historinë e saj të vështirë sesi diagnoza e sklerozës së shumëfishtë ka ndikuar në gjithë familjen. Por ajo thekson se të jetuarit me një sëmundje kronike nuk e bën atë nënë më pak të mirë për fëmijët e saj.
“Skleroza e shumëfishtë, si çdo sëmundje kronike, bëhet sëmundja e gjithë familjes suaj, jo vetëm e juaja. Ndikon në zgjedhjet tona të përditshme, dhe ndërkohë që unë e duroj, kjo më ka bërë të shoh se sa e fortë jam. Beau është 5 vjeç e gjysmë, dhe Jack është 14 muajsh, unë jam atje për ta çdo ditë. E shëtis të voglin me karrocë çdo dië rreth bllokut të lagjes, pa marrë parasysh se sa kohë duhet për këtë. Çoj djalin e madh në karate, hokej dhe kur e shoh të ulet në karrige më mbush me gëzim. Unë po jetoj një jetë që e kam ëndërruar gjithmonë, por sigurisht kjo jetë nuk është pa sfida”, – tregon ajo.
Sigler u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë para se të bëhej nënë dhe vuri në dukje se ndërsa sëmundja e saj ka qenë e qëndrueshme për më shumë se një dekadë, shtatzania e përkeqësoi shumë.
“Një milion mendime vinin në kokën time nëse do të isha e zonja t’i mbaja, ushqeja, rrisja fëmijët. Mendoja se nuk do të isha e mjaftueshme në rolin tim të ri si nënë. Por ndërsa unë isha e mbushur me pasiguri për kryerjen e detyrës sime, dy fëmijët e mi më dhanë gjithçka më duhej: dashuri dhe siguri. Ata më shihnin thjesht si nënën e tyre dhe kaq mjaftonte”.
Sëmundja kronike nuk përcakton se sa të mira janë këto nëna dhe nuk duhet të “shenjojë” asnjë nënë tjetër që përballet me probleme shëndetësore, por ende rrit fëmijët e tyre dhe kujdeset për gjithë familjen.
Lexo edhe: Ushqyerja me gji parandalon nje semundje kronike te lekures se bebeve
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu