Ashtu si mbrojmë lëkurën e fëmijës nga dielli duhet të mbrojmë edhe sytë me anën e syzeve specifike, sidomos nëse jemi në det apo në mal. Sytë e fëmijës duhet të mbrohen sepse janë tepër delikate dhe ende në fazë zhvillimi, kështu që rrezet ultraviolet mund të shkaktojnë dëmtime që mund të shfaqen edhe në moshë më të madhe.
Kujdes nga rrezet ultraviolet
Fëmijët dhe adoleshentët kanë sy tepër të ndjeshëm ndaj rrezeve të dielit duke qënë se nuk janë të maturuara mirë ende dhe për pasojë rrezet UV nuk mund të filtrohen. Kjo dëmton retinën dhe prindërit gabojnë kur nuk vendosin në sytë e fëmijës syze me lente që reflektojnë këto rreze. Sipas American Academy of Ophthalmology kjo gjë rrezikon shfaqjen e tumoreve si edhe të perdes së syrit në një moshë më të madhe.
Fëmijët janë më të ekspozuat ndaj rrezeve të diellit
Deri në moshën 18 vjeçare fëmija do të ekspozohet më tepër në diell prandaj është e domosdoshme marrja e masave. Pjesa më e madhe e katarrakteve (perde në sy) shfaqet pikërisht nga mospërdorimi i syzeve të diellit deri në moshën 30 vjeçare. Mos harroni të vendosni gjithashtu edhe kapele në kokën e fëmijës.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu