Syte e femijes, ngjyra dhe zhvillimi

0 0

Shikimi i bebeve si edhe ngjyra e syve përbën një nga shqetësimet më të mëdha të prindërve, të cilët e pyesin shpesh veten se kur do të jetë në gjendje fëmija i tyre të shikojë si edhe kur do të bëhet përfundimtare ngjyra e syve të tij. Le të shohim se si zhvillohet shikimi i të porsalindurve duke filluar nga analizimi i ngjyrës së syve.

Ngjyra e syve tek të porsalindurit

Para se ngjyra e syve të bëhet përfundimtare, duhet të kalojnë disa muaj. Pra nëse gjatë muajve të parë ngjyra e tyre do tëjetë gri-bojëqielli, shumë shpejt mund të mos jetë më e tillë. Sytë e bebeve e kanë një ngjyrë të tillë sepse melanocitet e pranishme tek irisi i syve nuk prodhon ende melaninë, e cila do të formojë ngjyrën e syve. Diçka e tillë do të ndodhë me kalimin e muajve.

Bebi në muajin e parë të jetës

Gjatë muajit të parë të jetës bebja është shumë delikat, dhe zhvillimi ec me ritme shumë të ngadalta. Një prej pyetjeve që prindërit i bëjnë shpesh vetes është: “A është në gjendje të shikojë bebja ime”? Të gjithë prindërit duhet të dinë se gjatë javëve të para të jetës shikimi i fëmijës nuk është ende i formuar mirë. Ai është në gjendje të shikojë vetëm në një distancë prej 20-25 cm, distancë që përmirësohet me kalimin e ditëve.

Kur fillojnë të shikojnë të porsalindurit?

Gjatë dy muajve të parë bebet mësojnë të praktikojnë muskujt okularë në mënyrë që të jetë në gjendje të fiksojë një send që është i interesuar si edhe ta ndjekë atë me sy. Nga muaji i 3-të bebet fillojnë të shikojnë në mënyrë më të qartë, dhe pas kësaj periudhe shikimi i tyre mund të jetë në gjendje të kapë objekte nga dy kënde. Zhvillimi i shikimit së të porsalindurve shpesh lidhet edhe me daljen e lotëve tek fëmija, por në të vërtetë kjo mund të jetë sinjali se kanali i lotit të fëmijës është i bllokuar. Në rastet e tjera është krejtësisht fiziologjike dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Artikuj te ngjashem: Zhvillimi i syve te femijet

Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X