Përbërësit
– 300 gr mish lepuri;
– 1 karrotë;
– Kërcell selinoje;
– ½ qepë e vogël;
– Pak majdanoz;
– 20 gr makarona bebesh.
Përgatitja
E prisni mishin në copa të vogla dhe e zieni në një tenxhere me 1 lt ujë të ftohtë. Pastroni dhe prisni në copa perimet dhe më pas i shtoni në tenxhere. I lini të ziejnë për 1.5 orë. Më pas e kulloni lëngun dhe e vendosni të ftohet në frigorifer. Kur të jetë ftohur, në sipërfaqe do të jetë krijuar një shtresë yndyre. Hiqeni me kujdes dhe më pas hidhni në një tenxhere 200 ml për të zierë makaronat. Pasi supa është gati mund ta kaloni në grirëse.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu