Një studim i pothuajse një milion danezëve ka zbuluar se të rinjtë që jetojnë në hapësira të gjelbra kanë deri në 55 % më pak gjasa që të përjetojnë një çrregullim të shëndetit mendor më vonë gjatë jetës.
Hapësirat e gjelbra ndihmojnë për të krijuar komunitete shoqërore, si dhe inkurajojnë njerëzit që të lëvizin fizikisht, thonë studiuesit.
Kjo pastaj përmirëson zhvillimin njohës të një fëmije, i cili mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin e tij mendor.
Më shumë se 450 milion njerëz vuajnë në botë nga çrregullimet mendore, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Hulumtuesit përdorën të dhënat satelitore të mbledhura ndërmjet 1985 dhe 2013 për të vlerësuar hapësirën e gjelbër rreth shtëpive të fëmijërisë së gati një milion danezëve.
Këto të dhëna u krahasuan më pas me rrezikun e zhvillimit të 16 çrregullimeve të ndryshme mendore më vonë në jetë, duke përfshirë skizofreninë, anoreksinë dhe depresionin.
Rezultatet thanë se njerëzit që ishin rrethuar në fëmijëri nga hapësirat e gjelbra, ishin më pak të rrezikuar nga një çrregullim mendor.
I njëjti rezultat ndodhi edhe pasi u përfshinë element të tjerë si socio-ekonomik, urbanizimi dhe historitë familjare të problemeve të shëndetit mendor.
Rreziku i zhvillimit të një çrregullimi mendor zvogëlohet gradualisht sa më gjatë që të jeni rrethuar nga hapësira të gjelbra që nga lindja dhe deri në moshën 10 vjeçare.
Ekzistojnë dëshmi gjithnjë e më të mëdha se mjedisi natyror luan një rol më të madh për shëndetin mendor sesa ishte menduar më parë.
Zhurma, ndotja e ajrit, infeksionet dhe kushtet e dobëta socio-ekonomike rrisin rrezikun e një çrregullimi mendor, sipas studimit.
Studiuesit po u kërkojnë Bashkive apo planifikuesve të qyteteve të rrisin sa më shumë hapësirat e gjelbra në mënyrë që të përmirësojnë shëndetin mendor të njerëzve.
Lexo edhe: Si te kujdeseni per shendetin tuaj mendor gjate shtatzenise
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu