Sipas disa studimeve të kryera në Universitetin e Eidinburgut, tek duhani që nëna konsumon gjatë shtatzanisë gjendet një përzierje shumë e dëmshme kimikatesh që është në gjendje të shkatërrojë mëlçinë e fëmijës që ende nuk ka ardhur në jetë. Përfundimet e këtyre studimeve janë nxjerrë si pasojë e studimit të qelizave staminale, dhe kështu është provuar se mëlçia e fëmijës pësonte shumë dëmtime nga duhani që nëna pinte.
Por çfarë i ka habitur shkencëtarët?
Sipas studiuesve të Universitetit të Eidinburgut, efektet negative nuk do të jenë të njëjta si tek vajzat dhe tek djemtë, megjithatë të dyja gjinitë do të ekspozoheshin në një shkallë shumë të lartë ndaj rrezikut të duhanit, dhe konkretisht ndaj 7.000 kimikateve që ndodhen tek duhani.
Djemtë do të rrezikoheshin së tepërmi për t’u prekur nga ceroza e mëlçisë në një moshë të rritur e cila merr jetën nëse nuk trajtohet në kohën dhe mënyrën e duhur. Tek vajzat, dëmtimi i mëlçisë mund të shkaktonte edhe rritje të madhe në peshë në një moshë më të madhe. Pra praktikisht pasojat nuk do të shfaqen gjithmonë menjëherë pas lindjes apo në foshnjëri.
Sipas studimeve të tjera
Duhani do të dëmtojë edhe qelizat staminale duke qënë se duhani qarkullon nga nëna tek fetusi dhe për pasojë edhe kimikatet. Ata përpiqen në të gjitha mënyrat të inkurajojnë lënien e duhanit tek gratë shtatzana dhe gjidhënëse, dhe këtë e mbështet edhe Universiteti i Aberdeen si edhe Glasgow. Krahas kësaj edhe rrezikur për abort është shumë i lartë. Sigurisht që nuk ka asnjë ligj në kushtetutën e vendit tonë të ndalojë nënën e ardhshme të dëmtojë në mënyrë “pasive” fëmijën e saj, por ekziston një ligj moral që jo vetëm e ndalon por edhe nuk e justifikon!
Lexoni edhe: Goditjet e forta te fetusit ne bark tregojne ecurine e zhvillimit te tij
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu