Skuqja e fytyrës, nëse prekeni duhet të hiqni dorë nga këto aktivitete

0 0

 

Skuqja e fytyrës (rosacea), një sëmundje kronike inflamatore e lëkurës, ka një ndikim të fortë në cilësinë e jetës së atyre që vuajnë prej saj. Sipas një sondazhi ndërkombëtar të kryer nga Galderma në më shumë se 700 pacientë dhe 500 mjekë, një në pesë njerëz që vuajnë nga rosacea kanë ndryshuar substancialisht rutinat e tyre të përditshme dhe pothuajse 90% kanë hequr dorë nga ato aktivitete që mund të përkeqësojnë simptomat ose të shkaktojnë rishfaqjen .

Dielli, alkooli dhe erëzat shkaktojnë skuqje të lëkurës

50% e të anketuarve janë shprehur se i shmangen kontaktit me diell, nuk pijnë alkool dhe kanë eleminuar erëzat nga dieta e tyre sepse mund të përkeqëosjnë gjendjen e tyre. Ndërsa për 60% të të anketuarve manifestimet e rosaceas mbesin vazhdimisht të dukshme, në 90% të rasteve ka përkeqësim periodik të sëmundjes.

Një sëmundje e lëkurës

Rosacea është një sëmundje inflamatore e lëkurës që ka karakteristika klinike të ndryshueshme dhe ndikon më së shumti në zonat qendrore të fytyrës si faqet dhe hunda. Sëmundja prek meshkujt dhe femrat, shpesh pas moshës 30 vjeçare. Ndër simptomat më të zakonshme është skuqja, përveç dhimbjes, djegies dhe ndjeshmërisë së rritur të lëkurës. Sytë të kuq, të thatë dhe të irrituar shpesh mund të preken. Shkaqet ende debatohen, por disa prej tyre janë të njohura, ndër të cilat përfshihen ushqimet me erëza, alkooli, stresi, ekspozimi në diell, banjot e nxehta.

Veproni menjëherë

Rosacea mund të përkeqësohet nëse nuk trajtohet. Njerëzit që dyshojnë se janë prekur për shkak të shenjave që mund të kenë në lëkurë duhet të drejtohen tek mjeku. Aktualisht kjo sëmundje nuk ka shërim, por ka shumë trajtime për të përmirësuar gjendjen e të prekurve.

Përveç terapive farmaceutike, rutina kozmetike dhe kujdesi ditor i lëkurës luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e rezultateve të arritura.

Lexo edhe: Skuqja e lekures, jo vetem problem estetik por tregues i semundjeve






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X