Të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë të zotët e vetes në lidhje me çdo situatë që mund t’ju paraqitet, qoftë e mirë apo e keqe. Por ndonjëherë, ndoshta pa e kuptuar bëjmë disa veprime të cilat ndikojnë negativisht në formimin e vetëbesimit të fëmijës, duke përfshirë këtu edhe fjalët.
Cilat janë sjelljet që dëmtojnë vetëbesimin e fëmijëve?
I bëni ju gjërat në vend të fëmijës tuaj
Ne mendojmë se i ndihmojmë por në të ardhmen ai do të presë që ju t’i zgjidhni gjërat sërish. Ata duhet të ndihen mirë me veten dhe të mësohen të zgjidhin vetë gjërat e tyre.
I thoni “është shumë e lehtë”
Nëse fëmija juaj është duke bërë diçka që në sytë tuaj nuk paraqet ndonjë vështirësi, nuk duhet ta shprehni apo t’ja vini në dukje me anën e gjesteve. Në vend të kësaj mund t’i thoni “edhe pse duket e vështirë jam e sigurt se do t’ja dalësh”.
Nuk e lini të gabojë
Tashmë është një fakt! Nëse fëmija do të lihet i lirë (deri në një limit të caktuar sigurisht), ai do të mësojë më shumë të marrë përgjegjësitë që i takojnë.
Lexo edhe: Kujdes mos beni lavderime vend e pavend
[poll id=”8″]






Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock