Pas lindjes njihet problematika që shumë çifte mund të përjetojnë në lidhje me jetën e tyre seksuale, afrimitetin me njëri tjetrin në përgjithësi, vështirësinë e menaxhimit të përgjegjësive krahasuar me mungesën e kohës që kanë në dispozicion e me rradhë. Ndonjëherë “ftohja” në anën intime mund të fillojë që në shtatzani edhe pse mjeku mund të ketë aprovuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Por çfarë ndodh me gruan pas lindjes?
Nëse deri në momentin para lindjes ajo ishte mësuar të merrte të gjithë kujdesin e mundshëm nga partneri i saj, të ishte gjithnjë tërheqëse në sytë e tij, mungesa e marrëdhënieve seksuale si edhe e vëmendjes së tij në përgjithësi mund të shkaktojnë probleme në sjelljen e saj.
E tillë është edhe sindroma “Medea” që mund të prekë nënën dhe në këtë rast ajo do të “fajësojë” fëmijën për distancën që është krijuar mes saj dhe bashkëshortit.
Kronika e zezë
Pak ditë më parë media botërore u përfshi nga një lajm i cili kishte të bënte me vrasjen e një fëmijë të cilin nëna e kishte futur brenda në lavatriçe, por këto lajme kanë qënë pjesë e shtypit dhe realitetit edhe kohë më parë. Të gjithë e dënojmë, e vuajmë, dhe nuk e kuptojmë si është e mundur që një nënë të kryejë një akt të tillë. Por psikologjia e shpjegon më qartë.
Në disa raste fëmija fatmirësisht nuk vritet nga nëna por fatkeqësisht është nën agresivitetin e vazhdueshëm të nënës, dhe kjo konsiderohet si një xhelozi patologjike. Nëna ndihet e lënë pas dore dhe duhet “të hakmerret” ndaj atij që e konsideron “fajtor”. Sigurisht që kjo gjendje është një degjenerim i një depresioni të thelluar pas lindjes. Akti i tmerrshëm kryhet gjatë një krize psikoze.
Roli i mashkullit
Në këtë rast roli dhe mbështetja e partnerit është shumë e rëndësishme, pra nuk mjafton vetëm trajtimi me medikamente. Nëse ai nuk jep mbështetjen e duhur izolimi i nënës mund të thellohet dhe për pasojë gjendja të përkesohet.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu