Si t’ia shpjegoni fëmijës se mami dhe babi duhet të shkojnë në punë?

0 0

T’i shpjegosh fëmijës se mami dhe babi do të shkojnë për të punuar dhe se duhet të largohen për orë të tëra nga shtëpia, duket si një proces që ndonjëherë i frikëson vetë prindërit.

Por çfarë duhet të bëni për t’ia shpjeguar hap pas hapi fëmijës tuaj që ju duhet të ndaheni për pak kohë. Ja se çfarë sugjerojnë psiko-terapistët:

  1. Zgjidhni mënyrën e duhur. Fëmijëve u thuhen gjëra përmes mënyrës që në psikologji njihet si “e vërteta narrative”, e cila duhet të kuptohet nga fëmija. Ka mënyra të ndryshme për t’i shpjeguar fëmijëve se mami dhe babi do të shkojnë për të punuar. Disa prindër u tregojnë fëmijëve pasionin e tyre për punën që ata bëjnë, çfarë i nxit ata të bëjnë atë që bëjnë çdo ditë kur dalin. Një tjetër mënyrë është t’i thoni fëmijës se mami dhe babi po shkojnë për të punuar në mënyrë që të fitojnë para për të blerë gjërat që duhen në shtëpi, gjëra për të ngrënë apo sende për fëmijën. Më pas mund të shpjegohet se puna është një kusht i pashmangshëm për të rriturit: Është një koncept i natyrshëm, të gjithë njerëzit e mëdhenj punojnë dhe ky nocion duhet t’u kalojë fëmijëve.
  2. Merrni parasysh moshën e fëmijës. Një aspekt themelor që nuk duhet të nënvlerësohet është koncepti që fëmijët kanë me kalimin e kohës. Ata duan të dinë vetëm për gjithçka që ndodh “këtu dhe tani” prandaj nëse i jepni informacione për kohën fëmijës nuk perfitoni gje. Ka dy nivele të komunikimit, verbal (me fjalë) dhe jo-verbal (pa fjalë). Fëmijët që janë në kopsht padyshim që preferojnë mënyrën jo-verbale që përbëhet nga veprime që duken, gjeste apo shprehje. Ndërsa me një fëmijë që mund të jetë në shkollë, mund të zgjidhni fjalët. Mirëpo, është mirë që prindërit të jenë në gjendje të përdorin të dyja komunikimet në një mënyrë koherente dhe jo kontradiktore, mbi të gjitha sepse një lloj komunikimi ndihmon të kuptuarit e tjetrit. Për të folur me fëmijët, veçanërisht nëse janë të vegjël, “duhet të përdorim dimensionin e tregimit: kjo është në fakt një mënyrë komunikimi shumë e lehtë dhe e shpejtë, e aftë të stimulojë kuriozitetin e fëmijës”.
  3. Nëse fëmijët bëjnë kapriçio. Prindërit shpesh janë më të shqetësuar se fëmijët, dhe ankthi është ngjitës dhe transmetohet tek të vegjlit. Fëmijës duhet t’i jepet besim, sepse fëmijët janë shumë të aftë në organizimin e kohës, më shumë se, ndonjëherë, vetë prindërit. Këndvështrimi i fëmijës mund të shprehë diçka më shumë se thjesht një nevojë të tijën. Të rriturit nuk janë gjithmonë në gjendje të menaxhojnë tekat dhe të lexojnë se çfarë qëndron pas këtyre sjelljeve. Megjithatë kapriçot nuk duhet t’ju frikësojnë sepse ato janë një pjesë thelbësore e rritjes. Në këtë mënyrë ata vënë veten në provë por edhe të rriturit. Fëmijët duhet ta njohin rolin e prindërve si njerëz të qëndrueshëm. Kapriçiot dhe tekat mund të zbehen për një kohë të shkurtër, ndoshta brenda pak ditësh dhe në këtë rast është ankthi i ndarjes që bëhet pjesë e zhvillimit natyror të fëmijës. Natyrisht, nëse akthi nuk përfundon për një kohë të shkurtër, në këtë pjesë futen fusha më specifike që duhen studiuar në thellësi.
  4. Koha e kthimit. Ka prindër që jetojnë me ndjenjën e fajit pasi u duhet të rikthehen në punë dhe përpiqen ta përmbushin këtë ndjenjë sapo kthehen në shtëpi. Duhet t’I jepni kohë kur e gjithë familja është e bashkuar. Kjo mund të jetë në darkë. Është e rëndësishme të flasësh për veten dhe të tregosh, të dëgjosh tregimet e fëmijëve: për t’ju thënë se “Unë nuk kam qenë me ty gjatë gjithë ditës, por tani jam këtu për ty”.

Lexo edhe: Te jesh nje nene shtepiake eshte me e veshtire dhe me mire se sa njerezit mund ta mendojne






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


[nextend_social_login login="1" link="1" unlink="1" ] X

Ndrysho fjalkalimin


X